Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

U kërcënua me burg, Mema: Futbolli është jeta ime, ju them se…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
U kërcënua me burg, Mema: Futbolli është jeta ime, ju them se…

Legjenda e  futbollit shqiptar Sulejman Mema,  ka reaguar  pas kërcënimeve me burg që janë lëshuar ndaj tij, shumë pranë datës së zgjedhjeve  për kreun e ri të FSHF-së.

“Unë të kërcënohem me burg?! Unë bëj pjesë te shtëpia ime, normalisht futbolli është pjesë e shtëpisë time, është familja ime”-kështu është shprehur Mema.

“Më vjen keq me këtë thënie, sepse e them me sinqeritet që nuk ndihem mirë. Kërcënime të tilla për mua nuk ekzistojnë, sepse nuk jam i fortë, por di që jam me këllqe në kuptimin e mirë të fjalës dhe atë që e bëj, e bëj me koshiencë. Jam i bindur për atë që kam bërë deri më tani dhe atë që do të bëj, sepse kam qenë korrekt gjatë gjithë jetës dhe i tillë do të vazhdoj të jem”, u shpreh Mema.
Pas një jete të kaluar si futbollist dhe prej më tepër se dy dekadave në trajning, Mema tregoi edhe si ka lindur organizimi i shoqatave të futbollit, një formulë e huazuar nga Federata Italiane përpara 24 viteve.

“Për këtë temë më vjen keq, por do të kthehem pak mbrapa për të treguar si funksionojnë shoqatat dhe zonat dhe ku e kemi marrë këtë orientim dhe këtë ide, sepse kam qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 1994 kam qenë pjesë e delegacionit bashkë me zotin Lubani, që përfaqësuam FSHF në Federatën Italiane dhe prej asaj kohe, si funksiononte në atë kohë, nisi të funksiononte edhe në Shqipëri. Nuk quheshin shoqata, por zona dhe tashmë ka ndryshuar vetëm emri. Por, ato zona kanë qenë të përfaqësuara nga njerëz shumë dinjitozë, që kishin edhe të drejtën të votonin edhe në Asamblenë që e zhvillonte Federata Shqiptare e Futbollit”, tregon Sulejman Mema për ‘super sport’.

Si përfaqësues i Ligës Amatore të Tiranës, 62-vjeçari i është përgjigjur edhe akuzave se 12 shoqatat e futbollit, të përfshira si anëtare me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, janë organizata fantazmë.

“Funksionojnë normal dhe nuk janë fantazmë, sepse pas vitit ’94, pas marrjes së miratimit si funksiononte në Federatën Italiane, kanë nisur të funksionojnë edhe në FSHF. Them që nuk janë fantazmë, gjithmonë kanë ngritur kartonin si të gjithë klubet e tjera. Kjo shoqatë që unë përfaqësoj, Ligën Amatore të Rajonit të Tiranës, them që e përfaqëson një njeri i futbollit, jo i politikës apo biznesit. Unë jam arsimtar dhe gjithmonë funksionoj si trajner. Jam pjesë e kësaj shoqate dhe jam pjesë e futbollit edhe tani që po flasim”, thotë ai

Mema foli edhe për çështjen e regjistrimit në gjykatë dhe faktin nëse Shoqatat do të jenë në gjendje të votojnë, ashtu si ka ndodhur prej shumë vitesh.

“Nuk e di për çështjen e regjistrimeve. Nuk mund të flas me kompetencë, pasi ana e juridiksionit nuk është profesioni im, por di që deri më tani kanë qenë korrektë dhe është miratuar në Asamble me të gjitha normat dhe rregullat që përfaqëson statusi i Federatës. Si të jetë rregulli, si të jetë ligji. Nëse unë do të jem pjesë e këtij votimi, do të shkoj të votoj për kandidatin që do të perfomojë më mirë, ai që ka programet më të mira dhe ai që më bind me idetë e veta”, u shpreh Sulejman Mema.

Tags: burgfutbolliimejetameMemaU kercenua

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
SHBA/Gratë marshojnë  kundër Trump dhe qeverisë

SHBA/Gratë marshojnë kundër Trump dhe qeverisë

“12 vite pa Gandin shqiptar”/Berisha: Rama s’pranoi shtatoren në Tiranë

“12 vite pa Gandin shqiptar”/Berisha: Rama s’pranoi shtatoren në Tiranë

Foto të pasuksesshme, por shumë gazmore

Foto të pasuksesshme, por shumë gazmore







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com