Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qeveria amerikane drejt “humnerës”

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Qeveria amerikane drejt “humnerës”

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë e kaluan ditën e parë të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane duke fajësuar njëri-tjetrin për ngërçin politik, por me pak shenja për arritjen e një marrëveshjeje. Presidenti Donald Trump shtoi sot presionin ndaj Kongresit, duke sugjeruar në Twitter se republikanët në Kongres duhet të përdorin të ashtuquajturin “opsion nuklear”, duke ndryshuar rregulloren që kërkon shumicë absolute për miratimin e ligjeve kryesore.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha se ka futur në axhendën e punimeve sot pas mesnate një seancë votimi, për të mundësuar miratimin e një ligji që do të mbante në funksionim qeverinë amerikane deri më datë 8 shkurt.

“I ftoj kolegët e mi nga i gjithë spektri të bashkohen dhe të bëjnë atë që është e përgjegjshme dhe e drejtë për popullin që përfaqësojmë. Është shumë e qartë. Ejani të rihapim qeverinë. Le të rifillojmë diskutimin dypartiak për financimin e forcave tona të armatosura, programin DACA, shpenzimet e qeverisë dhe për të gjitha prioritetet duke gjetur një zgjidhje së bashku”, deklaroi Senatori McConnell.

Senatorët lëvizën gjatë gjithë ditës ndërmjet zyrave të njëri-tjetrit duke u munduar të arrijnë një marrëveshje.

Megjithatë, Senatorja demokrate Tammy Baldwin kundërshton serinë e ligjeve për financimin e përkohshëm të shpenzimeve qeveritare, duke u shprehur se “kështu thjesht i shtyjmë gjërat për më vonë dhe nuk arrijmë asgjë për popullin amerikan”.

Senatori demokrat Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës në Senat, fajësoi dje sërish Presidentin Donald Trump.

“Negocimi me këtë Shtëpi të Bardhë është pothuajse i pamundur. Sapo bën një hap para, forcat e së djathtës e shtrëngojnë Presidentin të bëjë tre hapa prapa”, tha Senatori Schumer.

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët në Kongres fajësuan demokratët për mbylljen e qeverisë dhe i akuzuan se vlerësojnë emigrantët e paligjshëm më shumë se amerikanët e ligjshëm.

“Për të patur progres në këtë front, zoti Schumer duhet ta rrisë nivelin e lojës së tij dhe të jetë më i sinqertë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara”, tha Mick Mulvaney, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.

Autorizimi për shpenzimet qeveritare skadoi të premten në mesnatë, duke filluar kështu ngrirjen e funksioneve jothelbësore të qeverisë federale, shkruan voa. Ligjvënësit kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, si për shpenzimet për mbrojtjen dhe emigracionin, në veçanti trajtimin ligjor të rreth 800 mijë personave pa dokumenta që janë sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

Tags: "humnerës"amerikanëdrejtQeveria

TË LIDHURA

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës
Bota

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat
Bota

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025
Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s
Bota

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
Next Post
21 janari/Zef Brozi: Akt terrorist, Arta Marku të hetojë krimet e “peshqve të mëdhenj”

21 janari/Zef Brozi: Akt terrorist, Arta Marku të hetojë krimet e “peshqve të mëdhenj"

Greqi-Shqipëri/Idrizi: Problemet nuk zgjidhen me valle e serenata

Greqi-Shqipëri/Idrizi: Problemet nuk zgjidhen me valle e serenata

Ngjarja në QSUT/Historia e dashurisë së pamundur mes dy të rinjve

Ngjarja në QSUT/Historia e dashurisë së pamundur mes dy të rinjve

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com