Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/Hafizi: Përjashtimin nga LIBRA e mësova nga mediat; Më zbuan si në gjyqet e komunizmit

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/Hafizi: Përjashtimin nga LIBRA e mësova nga mediat; Më zbuan si në gjyqet e komunizmit

Ish-eksponentja kryesore e LIBRA-s, Mimoza Hafizi tha sot se e mësoi nga media largimin nga partia.

Në një prononcim për “Tirana Today”, Hafizi thotë se kjo është një procedurë antiligjore dhe për këtë është krejt e sigurt. Ajo madje e quan komedi atë që ka ndodhur dhe se e ka lënë pa fjalë.

“Përjashtimin tani e mësova. Qenka kryer para një jave dhe sot e nxjerrin mediat dhe nuk e di se kush është mbledhur dhe përse është mbledhur. Kjo është një procedurë antiligjore dhe për këtë jam krejt e sigurt. Kjo është kthyer në një komedi. Nuk di ç’të them“, deklaroi Hafizi për Tirana Today.

Politikania Hafizi tha se rasti i saj është i paprecedentë. Ajo shpjegon se nuk është ftuar nga asnjë komision i ngritur nga LIBRA. Hafizi shkon më tej me akuzat ndaj LIBRA-s kur thotë se vendimi u mor si në kohën e komunizmit. Ajo shpjegon se në gjyqet e komunizmit kur merrej një masë ndaj një njeriu, ai ishte i ftuar që të thoshte fjalën e tij.

“Si media mund të gërmoni dhe nuk do të gjeni ndonjë ekuivalent tjetër në historinë e partive politike shqiptare. Ndoshta vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Unë tani e mësoj që qenkam përjashtuar para një jave dhe qenka ngritur një komision dhe kushdo që të ngrihet dhe merr masa ndaj një njeriu ai person duhet ftuar. Sepse në gjyqet e komunizmit kur i kanë dënuar njerëzit i kanë ftuar që të japin versionin e tyre. Ndërsa pas 1 jave mësoj që qenka mbledhur disa njerëz që nuk dihet se kush janë dhe paskan nxjerrë këto argumente.  Në gjyqet e komunizmit kur merrej një masë ndaj një njeriu ai ishte i ftuar që të thoshte fjalën e tij. Ndaj nuk e di ç’të them a është komedi, a është tragjedi, a është grotesk. Del jashtë çdo klasifikimi kjo histori,” theksoi Hafizi për Tirana Today.

Sa i përket faktit se në vendimin e LIBRA-s theksohej se Hafizi kishte zhvilluar takime në kundërshtim me statutin, ish-eksponentja e lartë e LIBRA-s vuri në dukje se “Kam bërë detyrën time. Jam anëtare e Bërthamës. Kryetari kishte mbledhur Bërthamën. Jemi bërë 1/3 e Bërthamës. Kemi kërkuar që të mblidhet. Kemi kërkuar që të zbatohet statuti. Kemi mbledhur firmat dhe kaq.”

Pak ditë më parë, në datë 13 Janar LIBRA vendosi përjashtimin nga partia të themelueses Mimoza Hafizi. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të partisë LIBRA, Komisioni i Etikës ka përjashtuar Hafizin me arsyetimin se ka shkelur statutin, por njoftimi në media ka dalë vetëm sot pasdite.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Partisë LIBRA, ku arsyetohet se Hafizi, ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”.

Ndërkohë sot dha dorëheqjen dhe kryetari i LIBRA, Ben Blushi.  Ai renditi edhe arsyet që e çuan të merrte një vendim të tillë.

Sipas tij; “shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet”. TIRANA TODAY

Tags: ekskluzivegjyqetHafizikomunizmitLIBRAMediatmësovapërjashtiminzbuan

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Nuk mjafton Miki, Arsenal ofron 50 milionë euro për sulmuesin

Nuk mjafton Miki, Arsenal ofron 50 milionë euro për sulmuesin

Bushati pas takimit me Kotzias: Bisedime jo të lehta, por…

Bushati pas takimit me Kotzias: Bisedime jo të lehta, por…

Aguero bën të dështojë “shpikja” e Benitez, City kthehet tek fitorja (Video)

Aguero bën të dështojë “shpikja” e Benitez, City kthehet tek fitorja (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com