Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Armatimet/SHBA: Rusia dhe Kina po na vënë përfund

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Armatimet/SHBA: Rusia dhe Kina po na vënë përfund

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se Shtetet e Bashkuara po humbasin avantazhin ushtarak ndaj Kinës dhe Rusisë, duke vënë theksin tek sfidat kryesore të forcave të armatosura amerikane.

“Konkurrenca e fuqive të mëdha, jo terrorizmi, është tashmë fokusi kryesor i sigurisë kombëtare të SHBA”, – tha zoti Mattis të premten, pasi prezantoi në Uashington atë pjesë të Strategjisë të Mbrojtjes Kombëtare të administratës Trump që nuk përmban informacion të klasifikuar.

Dokumenti akuzon Kinën për “ekonomi grabitqare që ka për qëllim të frikësojë fqinjët” dhe se ka ndërtuar e pajisur ushtarakisht ishuj të rremë në Detin e Kinës Jugore.”

Dokumenti pohon se Rusia ka shkelur kufijtë fqinjë dhe se po kërkon të shkatërrojë NATO-n me qëllimin “për të ndryshuar në favor të saj strukturat e sigurisë dhe ato ekonomike të Evropës dhe të Lindjes së Mesme”.

Mattis foli gjithashtu për “regjime mashtruese” të tilla si Koreja e Veriut dhe Irani që po vazhdojnë siç tha ai “veprimet që kërcënojnë stabilitetin rajonal, madje edhe atë botëror” ndërsa “shtypin popullin e tyre”.

Terrorizmi, që konsiderohej prioritet kryesor në fushën ushtarake në dy administratat e mëparshme, është ende një shqetësim për Shtetet e Bashkuara pavarësisht nga rënia fizikisht e kalifatit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes udhëzohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mohojnë “parajsat” terroriste anembanë globit, ndërsa modernizojnë ushtrinë në një mënyrë që është “ përshtatshme për kohën”.

Sipas dokumentit përpjekjet për modernizim do të përqendrohen tek kapacitetet bërthamore, sistemet e mbrojtjes me raketa, hapësira, përfshirë ato virtuale.

Mattis tha gjithashtu se Departamenti i Mbrojtjes do të përqëndrohet tek puna me aleatët, të cilët “mbajnë pjesën e tyre të barabartë” të barrës për sigurinë, gjatë ndërtimit të partneriteteve të reja anembanë globit, shkruan Zëri i Amerikës.

“Forca në rritje ekonomike e demokracive dhe partnerëve të sotëm dikton se duhet të bëjnë më shumë”, tha ai.

Sekretari i Mbrojtjes Mattis tha se që proceset ushtarake amerikane duhet të jenë “miqësore ndaj aleatëve” dhe të gatshëm të ndikohen nga miqtë besnikë të Amerikës.

“Jo të gjitha idetë e mira vijnë nga vendi me më shumë aeroplanmbajtës”, tha ai.

Tags: ArmatimetkinapërfundrusiaSHBAvënë

TË LIDHURA

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump
Bota

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

16:02 | 28/06/2025
Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese
Bota

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

15:43 | 28/06/2025
Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup
Bota

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

14:55 | 28/06/2025
Next Post
S’ka të ndalur OSHE, kapen duke vjedhur energjinë 16 persona

S’ka të ndalur OSHE, kapen duke vjedhur energjinë 16 persona

Protestuesit në Korçë “zgjojnë nga gjumi” ministrin grek, i bëjnë thirrje të fortë para hotelit

“Pyet Mjekun”, rubrika e re e Tirana Today për shëndetin tuaj

“Pyet Mjekun”, rubrika e re e Tirana Today për shëndetin tuaj

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump
Bota

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

by mirseda
16:02 | 28/06/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vlerësuar lart deklaratat e bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në...

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

15:43 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

14:55 | 28/06/2025
Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

13:36 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com