Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëri-Greqi/Zbardhet agjenda, Rama firmos për detin në prill

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri-Greqi/Zbardhet agjenda, Rama firmos për detin në prill

Del agjenda e bisedimeve mes Bushatit dhe Kotzias  të cilët po negociojnë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve historike mes vendeve. Duket se kryeministri i Greqisë Tsipras ka porositur Kotziasin që kur të kthehet nga qyteti i Korçës, të vijë me një  marrëveshje të dakordësuar,  e cila do të firmoset në muajin prill nga dy kryeministrat.

Firmosja e këtyre marrëveshjeve pritet të ndodhë në muajin prill, kur kryeministri Rama do të ketë një takim me homologun grek Aleksis Tsipras.Si kryefjalë kryesore e këtij takimi pritet të jetë marrëveshja e detit, çështje kjo e debatuar prej kohësh mes dy vendeve,ndërsa pritet që kjo t’i hapë rrugë Shqipërisë në integrimin në familjen e Bashkimit Evropian.

Që prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri-Greqi i dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve. Shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj greke së bashku me delegacionet përkatëse për tre ditë do të ngujohen në hotelin “Life Galery” nga ku pritet të ketë tym të bardhë duke arritur një marrëveshje. Për hir të së vërtetës ka rrjedhur pak informacion se çfarë është duke u diskutuar.

Por Report TV nga burime brenda takimit ka mundur të sigurojë një pjesë të agjendës së këtyre bisedimeve të kryesohen nga Bushati dhe Kotzias. Meqenëse takimi zhvillohet në Korçë, është rënë dakord që dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit. Burime nga ky takim pohuan për Report TV se po ashtu gjatë ditës së nesërme pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Mësohet se kryeministri grek Tsipras i ka kërkuar ministrit Kotzias produkt konkret nga ky takim madje ka shkuar më tej. Kryeministri grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shefin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke janë një sërë deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias i cili është pozicionuar kundra ligjit të luftës me dy vendeve. Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqësuese edhe Shqipëria. Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër.

Tags: agjendadetinfirmosGreqiprillshqiperiZbardhet

TË LIDHURA

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

10:36 | 17/02/2026
Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës
Aktualitet

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan
Aktualitet

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Next Post
Superiore/Java e 17-të premton spektakël

Superiore/Java e 17-të premton spektakël

A do të çojë reforma në drejtësi pas hekurave të korruptuarit?

A do të çojë reforma në drejtësi pas hekurave të korruptuarit?

Foto/James Rodriguez ‘flirton’ me femrën më seksi të Kroacisë

Foto/James Rodriguez ‘flirton’ me femrën më seksi të Kroacisë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

by mirseda
10:36 | 17/02/2026
0

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg...

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com