Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të gjithë “fishekët” e PS-së në krye të hipotekave, mes tyre dhe dy gra të “hekurta”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Të gjithë “fishekët” e PS-së në krye të hipotekave, mes tyre dhe dy gra të “hekurta”

Ministria e Drejtësisë ka publikuar së fundmi emrat e fituesve për drejtorë hipotekash në Tiranë dhe rrethe, por pavarësisht se u tha se ishte një proces i drejtë dhe transparent, duket se kemi të bëjmë me një mashtrim të madh. Mjafton të kërkosh pak informacion për disa prej drejtorëve, do të shikoni se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë militantë të Partisë Socialiste.

Devoll

Ndërsa, ajo që bie në sy në listë është rasti i drejtoreshën së Hipotekës së Devollit Valbona Beshi, e cila nuk është zëvendësuar, pavarësisht ultimatumit të dhënë nga ana e Ramës.

Kavajë

Ndërkohë një rast tjetër në krye të Hipotekës në Kavajë është Matilda Peza. Për këtë të fundit nuk dihet ende ndonjë informacion lidhur me profilin, por duket se lidhja e fisit të saj me hipotekën në Kavajë është mjaft e hershme. Në krye të kësaj drejtorie qenë Aqif Peza, babai i drejtoreshës aktuale i cili rezulton i dënuar më herët për shpërdorim detyre, me vendim gjykate, shkruan newsbomb.al. Ndërsa djali i tezes së Matilda Pezës, Asim Arkaxhiu ka qenë drejtor Hipoteke në Kavajë deri para 6 muajsh, kur ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Tiranë
Kështu në Tiranë në krye të Hipotekës është vendosur, Valdrin Pjetri. Ky i fundit ka qenë më parë i  punësua në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai është largua nga detyra, ku është larguar dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shkruan Tirana Today. 

Sarandë
Drejtorja e re e Hipotekës së Sarandës është Jonida Abduli. Kjo e fundit është kryetarja e PS-së për qytetin e Sarandës. 

Elbasan
Kreu i Hipotekës në Elbasan do të jetë Mariglen Disha. Ky i fundit ishte krei i ALUIZNI-it dhe më pas kandidat për deputet i PS-së për këtë qark.
Gramsh
Xhilson Bajrami është fituesi sipas Ramës i konkursit për drejtimin e Hipotekës së Gramshit. Ai është funksionar i FRESSH dhe drejtues në OSHEE për këtë qytet. 

Librazhd
Fatmir Brazhda, fitues i konkursit për drejtues Hipoteke të Librazhdit. Brazhda është nëpunës publik, por që pjesën e kohës së lirë e harxhon duke shpërndarë postimet e Ramës dhe të Blendi Klosit në “Facebook”.

Shkodër
Fituesi i konkursit në Shkodër është një ish-banakier, militant i PS Zamir Leka Velipojë.

 Në galerinë që shoqëron këtë lajm mund të ndiqni edhe detaje nga postimet në Facebook të të gjithë drejtorëve militant të PS që janë zgjedhur në krye të hipotekave. 
Dibër

Alma Bojku, e cila është zgjedhur drejtore për Hipotekën në Dibër, ka qenë kandidatë e këshillit bashkiak në këtë qark në zgjedhjet e 2015 në radhët e Partisë Socialiste.

Durrës

Ish-shefit te zyrës juridike ne ndërmarrje e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës Adrian Iliazaj , është bërë drejtori i ri i Hipotekës për qytetin bregdetar.

Fier

Ndërsa drejtori i ri i Hipotekës së Fierit do të jetë Petrit Kanani, i cili ka qenë punonjës në bashkinë Fier.

Gjirokastër

Drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës i cili vjen nga radhët e PSD së Tiranës do jetë Florian Taci me origjinë nga Gjirokastra.

Kolonjë

Hipoteka në rrethin e Kolonjës do të drejtohet nga Eljona Mydini, e cila më parë ka punuar gjatë qeverisë ramë dy në rolin e përmbarueset te ATP.

Kukësi

Ka qenë sponsor kryesor i fushatës së PS-së për vitin 2017 Klodian Gashi, i shpallur fitues nga konkursi i ministrisë së Drejtësisë është gjithashtu militant i PS-së. 

Vlorë

Sokol Bana- Jurist dhe pedagog në Vlorë. Kandidat për deputet i PS-së në Vlorë, i 11-ti në listë për zgjedhjet e 2013.

Pukë

Në krye të Hipotekës së këtij qyteti është vendosur Gjikë Nikolli, i cili ka qenë zëvendës kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Pogradec

Kandidati për komisionet e vetingut, Majlind Shkira është vendosur në krye të Hipotekës së Pogradecit.

Mirditë

Julian Përgega ka punuar më parë te ministria e Drejtësisë dhe tani është zgjedhur drejtor i Hipotekës së Mirditës.

Has

Fadil Mazreku, mbështetës i Partisë Socialiste në fushatë. TIRANA TODAY

Tags: “fishekët”dygjithëgrahekurtaHipotekavekryePS-sëtyre

TË LIDHURA

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal
Politikë

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë
Politikë

Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

19:23 | 14/11/2025
Next Post
Rafineria e ARMO-s/Shitet kompania e bitumit për 5 mln dollarë

Rafineria e ARMO-s/Shitet kompania e bitumit për 5 mln dollarë

Beograd, funerali i Ivanoviç pa ceremoni shtetërore

Beograd, funerali i Ivanoviç pa ceremoni shtetërore

Jashanica një “xhevahir”, Takaj kërkon të zhvasë blerësin

Jashanica një “xhevahir”, Takaj kërkon të zhvasë blerësin







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025




TË FUNDIT

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

by mirseda
20:47 | 14/11/2025
0

Shorti për fazën “play off” në Botërorin 2026 do të hidhet më 20 nëntor. Përfaqësueset e fundit...

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

19:23 | 14/11/2025
Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

18:46 | 14/11/2025
“U mblodhën pleqtë e PS”, Rama nuk kursen batutat: Na marsh të keqen!

“U mblodhën pleqtë e PS”, Rama nuk kursen batutat: Na marsh të keqen!

18:39 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com