Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Janar?

18 Janar 1919 – Nis Konferenca e Paqes në Paris

Konferenca e Paqes e Parisit, ishte takimi i Aleatëve fitimtarë të Luftës së Parë Botërore, për të përcaktuar kushtet e paqes me Gjermaninë dhe kombet e tjera të mposhtura, dhe për të vendosur qasjen që duhej patur ndaj perandorive të fuqive të mundura pas armëpushimit të vitit 1918.

Konferenca nisi në Paris në vitin 1919 dhe zgjati plot 1 vit, duke përfshirë diplomatë nga më shumë se 30 vende të botës. Ata u takuan, diskutuan dhe dolën me një sërë traktesh (Traktatet e Paqes së Parisit), në një përpjekje për të ndërtar një paqe të qëndrueshme në të gjithë botën.

Në qendër të saj ishin udhëheqësit e tre fuqive të mëdha – presidenti amerikan Woodroë Wilson, kryeministri i Britanisë së Madhe David Lloyd George, dhe presidenti francez Georges Clemenceau.

Për Gjermaninë, çelja e Konferencës së Paqes më 18 janar, përbënte një fyerje ndaj krenarisë kombëtare. Në të njëjtën ditë në vitin 1871, përpjekjet e Otto von Bismarck për të bashkuar Prusinë dhe mbretëritë gjermane në një komb të vetëm, arritën kulmin me kurorëzimin e lavdishëm të Ëilhelm I si Kajzer i Gjermanisë së Re. Por vetë Clemenceau, kryeministri i vendit mikpritës, e kishte zgjedhur enkas këtë datë.

Rusia dhe Gjermania nuk u lejuan të merrnin pjesë, por në Paris mbërritën qindra njerëz të tjerë, secili me një axhendë të ndryshme. Mbretërit, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm me turmën e tyre të këshilltarëve, me gazetarë dhe lobistë për 100 kauza të ndryshme, nga pavarësia e vendeve të Kaukazit të Jugut, tek të drejtat e grave.

Për 6 muaj kryeqyteti serb ishte në qendër të një qeverie botërore, ndërsa paqebërësit i dhanë fund perandorive të falimentuara, dhe krijuan vende të reja. Rezultatet më të rëndësishme, përfshinin një paqe të ashpër ndëshkuese që e shpalli Gjermaninë fajtore për luftën, e dobësoi atë ushtarakisht, dhe i kërkoi t’i paguante fituesve të gjitha shpenzimet e luftës.

Perandoria Austro-Hungareze u shpërbë, dhe popujt e tij të ndryshëm krijuan shtete të reja. Së dyti, Konferenca krijoi Lidhjen e Kombeve. Historianët debatojnë ende sot, nëse kushtet e ashpra të imponuara ndaj Gjermanisë ndihmuan apo jo, në ngjitjen në pushtet të nazistëve që nisën më pas Luftën e Dytë Botërore, apo ishin kushtet ishin më të mira që mund të vendoseshin, duke pasur parasysh vullnetin e fitimtarëve.

18 Janar 1936- Vdes gazetari dhe shkrimtari britanik Joseph Rudyard Kipling

Romanet më të njohura fantashkencë të Kipling janë “Libri i Xhunglës” (1894), “Kim” (1901), dhe shumë histori të shkurtra, duke përfshirë “Njeriu që do të jetë mbret” (1888). Ndër poezitë e tij më të njohura është “If” (Nëse) (1910), që u cilësua si poezia më e mirë e letërsisë britanikë në shekullin XX.  Kipling, konsiderohet një novator i madh në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë, mbeten ende sot popullore.

Në vitin 1907, në moshën 42 vjeçare, fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke qenë shkrimtari i parë në gjuhën angleze që e merrte këtë çmim, dhe më i riu deri më sot. Atij iu propozua titulli i kalorësit britanik, por që e refuzoi. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling, ndryshoi sipas klimës politike dhe sociale të epokës.

18 Janar 1976- Mbi 1500 libanezë gjejnë vdekjen gjatë Masakrës së Karantinës

Masakra e Karantinës, ndodhi në fillim te Luftes Civile Libaneze. Me rënien e autoritetit të qeverise libaneze, u rrit ndjeshëm militantizmi i fraksioneve radikale. Karantina, ishte një lagje e varfër myslimane palestineze në Bejrutin lindor, të banuar kryesisht nga të krishterët, por të kontrolluar nga forcat e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), dhe që banohej edhe nga kurdët, sirianët, armenët dhe palestinezët.

Luftimet dhe vrasjet që pasuan, përfshinin gjithashtu një zonë të vjetër pranë portit dhe lagjes së afërt Maslakh. Karantina u sulmua nga militantët e Frontit të Djathtë Libanez, kryesisht i krishterë, veçanërisht Partia Kataeb (Falangistët), duke rezultuar në vdekjen e rreth 1.500 njerëzve, kryesisht myslimanë.

Pas Forcave Rregullatore të Kataeb (KRF), Gaardianëve të Sedarit (GC), militantët e Tigrave NLP dhe LëvizjaesRinore Libaneze (LYM), morën kontrollin e lagjes Karantina më 18 janar 1976, Tel-Al-Zaatar u vendos nën rrethim, duke çuar në Masakrën Tel-Al-Zaatar. Masakra e Damurit, ishte një ndëshkim për masakrën e Karantinës.

18 Janar 1535 – Konkuistadori spanjoll Francisco Pizarro themelon Liman, kryeqytetin e Perusë.

18 Janar 1778 – James Cook, është i pari evropian që zbulon Ishujt Hauai, të cilët ai i emërton “Ishujt Sanduiç”.

18 Janar 1871 – Vilhelm I i Gjermanisë shpallet Kajser në Sallën e Pasqyrave të Pallatit të Versajës (Francë), në fund të Luftës Franko-Prusiane. Ai e kishte titullin e perandorit gjerman

që nga kushtetuta e 1 janarit 1871, por kishte hezituar ta pranonte atë.

18 Janar 1913 – Në Luftën e Parë Ballkanike, një flotilje greke mposht marinën Osmane në Betejën Detare të Lemnosit, duke i siguruar Greqisë ishujt e Egjeut të Veriut.

18 Janar 1941 – Në Luftën e Dytë Botërore, trupat britanike nisin një kundër-ofensive të përgjithshme kundër trupave italiane në Afrikën Lindore.

18 Janar 1943 – Nis kryengritja e parë e hebrenjve në Geton e Varshavës kundër trupave gjermane.

18 Janar 1974 – Qeveria izralite dhe ajo egjiptiane nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndarjes së Forcave, duke i dhënë fund konfliktit në frontin egjiptian të Luftës së Jom Kipurit.

18 Janar 1977 – Në Sindej, Australi, ndodh aksidenti më i rëndë hekurudhor, duke i marrë jetën 83 personave.

18 Janar 1977 – Kryeministri i Jugosllavisë, Xhemal Bijediç, gruaja e tij dhe 6 persona gjashtë të tjerë, vdesin në një aksident ajror në Bosnje Hercegovinë.

18 Janar 1978 – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, shpall fajtore qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për keqtrajtimin e të burgosurve në Irlandën e Veriut, por jo fajtore për tortura.

 

Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: 18 Janarçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 18 janar 2018

Shtypi nga bota, 18 janar 2018

Keni plane për fundjavë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Parashikimi i motit 18 Janar

Media kroate: Ivanoviçin e vrau shërbimi sekret serb. Beogradi po hesht

Media kroate: Ivanoviçin e vrau shërbimi sekret serb. Beogradi po hesht







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com