Shqipëria tashmë është kthyer në një “rutinë” për trafikimin e drogës në drejtim të Italisë. Dy shqiptarë, një grua dhe një burrë janë ndaluar nga policia në portin e Barit, ndërsa pas kontrollit janë gjetur një sasi prej 5 kg heroinë. Në pranga të policisë kanë rënë Fatos Tahiri dhe Brunilda Meco, ndërsa kjo e fundit është liruar pasi i arrestuari nga Fieri pranoi se kishte sasinë e drogës.
Sasia e heroinës ishte fshehur në gomat e makinës tip “Saab” që ishte nisur nga porti i Durrësit drejt portit të Barit në Itali. Guardia di Finanza vendosi që të kontrollonte makinën, pasi pikasi disa shenja të dyshimta mbi rrotat e makinës.
“Pas çmontimit u zbulua droga e llojit heroinë, e cila nuk ishte e paketuar, por e shpërndarë. Operacioni është bërë të dielën në mëngjes, por detajet janë publikuar vetëm sot nga Guardia di Finanza për arsye hetimore”-shkruan Shqiptarja.com
Policia e Barit thotë se kjo është sasia më e madhe e heroinës kapur në këtë port gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave që vinë nga policia italiane dyshohet se çifti shqiptar nga Fierit që po transportonte heroinën luante rrolin e korrierit. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e trafikut të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Itali