Një 33-vjeçar shqiptar, është vënë në pranga nga policia italiane. Sipas medieve , shqiptari i arrestuar është Saimir Gripshi, i cili u dëbua nga Italia katër vite më parë.
Ai u arrestua nga policia e qytetit të Vicencit në rrugën IV Nëntori në Vicenza. Saimiri në momentin e arrestimit ishte duke udhëtuar me një makinë Mercedez së bashku me të dashurën dhe me një person të tretë.
Në bazë të hetimeve, Grimshi rezultoi se kishte kryer tre vite burg në Montorio Veronese. Në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u dëbua nga Italia për në Shqipëri, ndërsa atij nuk i lejohej të futej në tokën italiane për 5 vite-shkruan tviweb.it
Shqiptari ishte dënuar për vrasjen e Benard Kozaria në Rettorgole di Caldogno të Italisë më 13 tetor 2007, në të cilën u përfshinë gjashtë shqiptarë. Gjykata dënoi me 70 vjet burg të gjithë grupin, por Saimir Gripshi u dënua vetëm me tre vite burg pasi favorizoi arratisjen e vrasësit në kërkim Bledar Shallufi.
Saimir Gripshi u arrestua përsëri dhe u dëbua në Shqipëri me avion duke ndaluar hyrjen e tij në territorin Italian.