Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hetimet për Rusinë/Dekonspiroi Trump, prokurorët i qepen Bannon

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Hetimet për Rusinë/Dekonspiroi Trump, prokurorët i qepen Bannon

Prokurori i posaçëm Robert Mueller ka nxjerrë një urdhër që detyron ish-strategun e Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon të dëshmojë para një jurie të madhe që po heton rreth kontakteve të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Sipas gazetës, urdhri është nxjerrë javën e kaluar.

Ndërkohë, zoti Bannon po merret në pyetje nga ligjvënësit lidhur me një tjetër hetim që po bën Kongresi për këtë çështje.

Zoti Bannon, i cili ishte një nga ndihmësit kryesorë të fushatës zgjedhore të zotit Trump dhe për shtatë muaj këshilltar i lartë i administratës së tij, ka dalë përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve në një seancë me dyer të mbyllura.

Hetimet që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve janë një prej disa hetimeve në Uashington rreth lidhjeve të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.

Steve Bannon vazhdon ta ofrojë hapur mbështetjen e tij për Presidentin Trump. Por marrëdhëniet e tij me Presidentin u dëmtuan shumë kur zoti Bannon u citua gjerësisht për kritika rreth fuksionimit të Shtëpisë së Bardhë muajt e saj të parë. Citimet bëhen në librin e ri të autorit Michael Wolff, Zjarr dhe Furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të zotit Trump.

Ish-këshilltari i zotit Trump citohej ta kishte cilësuar “tradhti” dhe “jopatriotik” takimin gjatë fushatës që djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr, dhëndri i tij Jared Kushner tashmë këshilltar në Shtëpinë e Bardhë dhe dikur menaxheri i fushatës Paul Manafort patën zhvilluar me një avokate ruse, në përpjekje për të marrë prova “inkriminuese” kundër kandidates presidenciale të Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Pas botimit të librit, zoti Trump tha se: “Bannon nuk kishte të bënte fare me të apo me presidencën e tij”. “Pas pushimit nga puna ai jo vetëm humbi punën por dhe mendjen“, tha zoti Trump.

Javën e kaluar zoti Bannon u shkarkua gjithashtu nga detyra e drejtuesit ekzekutiv më lartë të Breitbart News, një agjenci lajmesh e së djathtës ekstreme që ka mbrojtur qasjen populiste të zotit Trump.

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve ka të ngjarë ta pyesë zotin Bannon rreth takimit të qershorit 2016 të organizuar nga Trump Jr., i cili u ka thënë hetuesve se avokatja ruse nuk ofroi informacione të dëmshme për zonjën Clinton. Hetuesit gjithashtu po shqyrtojnë rolin e zotit Trump kur ishte kandidat për President, në hartimin e një deklarate dizinformuese në lidhje me qëllimin e takimit, një shpjegim që ra poshtë shumë shpejt.

Me gjasa zoti Bannon do të pyetet rreth pohimeve të tij për librin e zotit Wolff se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, kreu i hetimit penal për lidhjet e dyshuara të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë, është duke u përqendruar në dyshimet për pastrimin e parave nga zyrtarët e fushatës. Ai mund të pyetet gjithashtu për ato çka di lidhur me bisedat e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn me ambasadorin e atëhershëm rus Sergej Kislyak, disa javë përpara se zoti Trump të merrte detyrën, shkruan voa. Po kështu ai mund të pyetet edhe nëse Presidenti Trump ka ndonjë synim të shkarkojë Prokurorin e Posaçëm Mueller, pavarësisht se ai e ka mohuar.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka patur “bashkëpunim të fshehtë” mes njerëzve të fushatës së tij dhe Rusisë, edhe pse hetimet prej disa muajsh të Kongresit apo të zotit Mueller nuk ka dalë ende në ndonjë përfundim.

Tags: BannonDekonspiroihetimeti qepenProkurorëtRusinëTrump

TË LIDHURA

Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takohet me shefin e CIA-s
Bota

Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takohet me shefin e CIA-s

14:45 | 02/06/2025
Misioni që synonte bombarduesit rusë, Ukrainë publikon detaje të reja
Bota

Misioni që synonte bombarduesit rusë, Ukrainë publikon detaje të reja

13:30 | 02/06/2025
Poloni! Fiton nacionalisti që mbështeti Donald Trump-in
Bota

Poloni! Fiton nacionalisti që mbështeti Donald Trump-in

09:27 | 02/06/2025
Next Post
Presidenti Li Yonghong: Para ligjit kush hedh baltë mbi Milanin

Presidenti Li Yonghong: Para ligjit kush hedh baltë mbi Milanin

Maqedonia paguan qimet e kokës për gjuhën shqipe

Maqedonia paguan qimet e kokës për gjuhën shqipe

Vrasja e Ivanoviçit/Rusia: Të merren masa, rajoni në prag lufte!

Vrasja e Ivanoviçit/Rusia: Të merren masa, rajoni në prag lufte!

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com