Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ballisti”/Mediat serbe: Diplomatët shqiptarë presion Zagrebit

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
“Ballisti”/Mediat serbe: Diplomatët shqiptarë presion Zagrebit

Mediat serbe janë rikthyer të komentojnë fatin e “Ballistit”, i cili sipas tyre pritet të mos ndodhë ekstradimi në Serbi. Ky reagim ka ardhur pikërisht pas vizitës që bëri presidenti Ilir Meta në Kroaci dhe i kërkoi informacion homologes kroate për këtë çështje. Ballisti qëndron pas hekurave prej më shumë se një viti, pasi Ismail Morina mori autorësinë për ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit në vitin 2014 në sfidën Serbi-Shqipëri. Raportohet se Morina ka bërë një kërkesë për azil politik në Kroaci dhe në këtë mënyrë i shpëton edhe ekstradimit në Serbi.

“Vecernje Novosti” ka bërë një reagim pasi është informuar për këtë kërkesë azili dhe shkruan: “Shqiptarët luten që Morina të bëhet nënshtetas kroat”. Po ashtu e ngre çështjen në një nivel më të lart ku shprehet se diplomatët serbë, shqiptarë dhe kroatë janë në bisedime të vazhdueshme për të zgjidhur çështjen e “Ballistit”.

Ismail Morina qëndron në burg në Dubrovnik që nga qershori, pasi u arrestua në momentin që po tentonte kalimin në pikën kufitare. Gjykata kroate fillimisht vendosi ekstradimin e tij drejt Serbisë, por ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Kroacisë. Ndërsa tani diplomatët shqiptarë po bëjnë presion të vazhdueshëm në Zagreb për të mos lejuar ekstradimin dhe të pranohet kërkesa e Morinës për azil politik dhe në këtë mënyrë parandalohet ekstradimi, sipas gazetës serbe “Novosti”.

Duke pasur parasysh se së fundmi marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë nuk kanë qenë të shkëlqyera, kroatët mund të vendosin të mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën dhe të pranojnë kërkesën e tyre. Sipas gazetës në fjalë, Serbia ka dhënë garanci se pas ekstradimit, Morinës do t’i respektohen të drejtat e tij, ndërsa shkruan me dyshim për deklaratën e “Ballistit” se ka frikë për jetën e tij nëse ekstradohet në Serbi.

“Morina është shprehur se gjoja i rrezikohet jeta në burgjet serbe”, shkruan “Novosti”, duke vijuar më tej: “Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë”.

Tags: BallistibëjnëdiplomatetMediatpresionserbeshqiptareZagrebit

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Senati i SHBA-së: Intrigat ruse mbajnë peng Kosovën

Senati i SHBA-së: Intrigat ruse mbajnë peng Kosovën

Ekipi i Serie A kërkon të nënshkruaj me Kristal Abazajn

Ekipi i Serie A kërkon të nënshkruaj me Kristal Abazajn

Alarmohet Gjermania, “arratisen” spiunët iranianë

Alarmohet Gjermania, "arratisen" spiunët iranianë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com