Pas ekzekutimit të liderit serb në Mitrovicë mëngjesin e sotëm, Serbia merr vendimin: mësohet se delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot, ndërsa do të kthehet me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviq.
Delegacioni i Serbisë ka ndërprerë bisedimet në Bruksel pas vrasjes së sotme, ndërsa presidenti Vuçiç ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, shkruan gazeta serbe Blic.
Kjo e fundit shton se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviçit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.
Po ashtu, gazeta serbe shkruan se Vuçiç ka caktuar sot në orën 12:00 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, ndërsa në orën 13:00 do t’u drejtohet mediave.
Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës.