Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Organizimi më i madh djallëzor në botë”, ultimatumi i Erdogan: Fishek sinjali për…

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Organizimi më i madh djallëzor në botë”, ultimatumi i Erdogan: Fishek sinjali për…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Tokat deklaroi se do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit brenda shtetit por edhe jashtë tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne llogarinë e gjakut të derdhur nga tradhtarët e FETO-s, të cilët kanë vrarë 251 bij të atdheut dhe kanë plagosur 2. 193 qytetarë tanë në natën e 15 korrikut, po pyesim në kuadër të ligjeve, dhe do të vazhdojmë të pyesim. Lufta me FETO-n është një nga luftërat më të vështira dhe më jetësore të viteve të fundit të Republikës së Turqisë. Kjo është faza më kritike për të garantuar të adhmen tonë dhe të fuqizimit të mbijetesës kombëtare”, tha Erdoğan.

Ai tha se “Ne po përballemi me një gjendje ku ndoshta po bëhet organizimi më i madh djallëzor në botë, i cili ka ndodhur ndonjëherë”. Erdoğan thotë se “Doli në shesh fytyra e vërtetë e kësaj organizate të pabesë e cila për 40 vite ka pirë gjakun e popullit tonë. Tani më nuk kanë vend ku të fshihen”.

 “Kudo që të hyni ne do t’iu gjejmë dhe do t’iu dorëzojmë në gjyqësor”, theksoi Erdoğan.

“Sharlatani në Pensilvani, duke e shtrembëruar muslimanizmin për ambicie personale, pothuajse duke e shenjtëruar gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin, ka krijuar një besim, një fe të re për veten. Anëtarët e kësaj organizate, disa prej të cilëve kanë shitur shpirtin e tyre për një dollar, e disa për 50 mijë dollarë, nuk ka mëkat që nuk do të kryejnë e tradhti që nuk do të bëjnë për hir të interesit të tyre. Me masat e ndëmarra gjatë disa viteve të fundit, ne po e pastrojmë strukturën e shtetit tonë nga kjo qelizë tinëzare e kancerit. Duke i pastruar institucionet e shtetit tonë nga Hashashijet (Assassins) e FETO-s, tani më po bëhemi edhe më të fortë ne çdo aspekt”, tha Erdoğan.

“Një ngacmim më i vogël për ne është fishek sinjali”

“Për momentin një ngacmim më i vogël në kufijtë tanë, për ne është një fishek sinjali për hapat që duhet t’i ndërmarrim. Për ne terroristi në çdo vend është terrorist. Vrasësi në çdo vend është vrasës”, tha presidenti Erdoğan.

Ai thotë se tanimë shteti i tij nuk ka asnjë moment për të kaluar me taktikat e shpërqendrimit dhe se të gjitha organizatat të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë do të asgjësohen në burimet e tyre.

“Shpresojmë se në ditët në vijim, operacionin e nisur me ofensivën ‘Mburoja e Eufratit’, do të vazhdojmë me Afrinin. Pritjet tona nga partnerët tanë në këtë proces janë që të veprojnë në përshtatje me frymën e marrëdhënieve të thella mes nesh. Haptazi do të dalin në shesh se sa të vërteta e sa të rreme janë konceptet si partneriteti model, miqësia dhe partneriteti strategjik”, tha presidenti turk.

“Ne pavarësisht nga çdo gjë besojmë se në rajon kemi interesa të përbashkëta me SHBA-të dhe shpresojmë se mund të veprojmë së bashku. Sepse tani është periudha e mbështetjes dhe përmbushjes së bashkëpunimit strategjik. Ne presim nga ta që t’i mbështesin përpjekjet legjitime të Turqisë. Ne nga miqtë presim që të kenë një qëndrim që u ka hije atyre për një çështje kaq kritike dhe të ndjeshme, e cila për shtetin tonë është një problem i mbijetesës”, tha Erdoğan.

“Shpresoj që gjatë operacionit në Afrin këto forca nuk do të lejohen të shihen në të njëjtën linjë me organizatat terroriste. Ashtu siç e kemi përfunduar me sukses operacionin ‘Mburoja e Eufratit’, besoj se edhe operacionin e Idlibit dhe hapat tjerë të mëpasshëm do t’i çojmë në fitore”, tha Erdoğan.

Tags: "djallëzor"boteerdoganFishekmadhOrganizimisinjaliUltimatumi

TË LIDHURA

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis
Bota

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri
Bota

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

18:31 | 27/01/2026
Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit
Bota

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

18:11 | 27/01/2026
Next Post
Ilda Bejleri “çmend” fansat: Jam shenja më e mirë

Ilda Bejleri “çmend” fansat: Jam shenja më e mirë

4 zakonet që na shëndoshin pa e kuptuar

4 zakonet që na shëndoshin pa e kuptuar

VIDEO/Klaudia Pepa, më provokuese se kurrë

VIDEO/Klaudia Pepa, më provokuese se kurrë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë
Showbizz

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

by mirseda
21:05 | 27/01/2026
0

Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën...

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com