Një 7-vjeçare ka humbur jetën në urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit. Vajza është dërguar në spital nga prindërit dje rreth orës 17:00 me temperaturë të ulët, por pas pak orësh ajo ka rënë në gjendje kome.
Prindërit kanë deklaruar se vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Fatkeqësisht vogëlushja gjeti vdekjen, duke mos u zgjuar më nga koma, ndërsa shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, tha se paraprakisht dyshohet që vajza të ketë pasur formën më agresive të gripit, atë toksik.
Pritet që ekipi mjekësor të mblidhet dhe të analizojë gjithë rastin dhe zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e vogëlushes 7-vjeçare.