Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, është i ftuar në emision “Far Play” të Enkeileda Zekos do të shpalosë platformën e tij për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të FSHF-së. Po ashtu do të komentojë edhe kandidimin e Bashkim Finos, si dhe gjithë arritjet që ka bërë FSH nën drejtimin e tij. Më kryesorja është ajo e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së.
Si asnjëherë tjetër janë zgjedhje shumë të diskutuara. Sa më i bukur është futbolli aq më shumë interes ka. Është 1 nga institucionet më nga të organizuara në Shqipëri. Ka 20 vjet, asnjëherë futbolli nuk ka qenë në këto nivele. Më kënaq që është temë shumë e diskutuar e momentit. Uroj që këto diskutime të jenë në të mirë të lojës që diskutojmë. Nuk kam pasur asnjë pikpyetje për kandidimit. Thjesht kam respektuar statutet. Çdo gjë është bërë konform statuti dhe rregulli.
Presidenti gjithmonë 45 ditë para shpall datën e zgjedhjeve. Është hipokrizi të thuash që njerzit nuk kishin mundësi të përgatiteshin. Kam dëgjuar diskutime dhe për kandidatin aktual. Kam pritur dhe reagim e komitetit me të cilin unë kam punuar.
Kishit dijeni që Fino do të shpallte kandidaturën?
Futbolli është gjëja më e rëndësishme e një vendi të vogël. Ka ditë që diskutohet. Dëgjova televizionin publik që trumbetonte sikur do ndante çmimin “Oskar” që Fino do të shpallte kandidaturën.
“Nuk kam pasur dilema për kandidimin, por kam respektuar rregulloren. Sipas statusit, 30 ditë para u shpall gara për kreun e FSHF. Për të mos cenuar rregullat unë i kam respektuar dhe kam pritur edhe reagimin e kolektivit që unë kam punuar. Kandididimi i Bashkim Finos nuk ishte një surprizë, pasi është folur edhe me herët. Nuk kam menduar të tërhiqem nga kandidimi për kreun e FSHF. Në këto vite kemi bërë shumë si FSHF. Ekipi ka punuar mirë dhe ka bërë shumë ndryshime”- tha Duka.
Temë e diskutuar shumë. Ju pëlqen?
Patjetër që po. Jam pjesë e skuadrës që e kam sjellë futbollin këtu. Uroj që diskutimet të jenënë të mriz të lojës.
Kandidimi?
Nuk kam pasur asnjë pikëpyetje, por thjeshtë kam dashur që të respektoj afatet statusore. Kam dashur të jem fair play me të gjithë kandidatët. Çdo gjë është bërë konform statutit dhe rregullave. Nëse bëj paralelizëm me zgjedhjet në Shqipëri, presidenti shpall datën 45 ditë para. Edhe në statut,. U shpall një gjë e tillë dhe pas saj u kandiaduan. Nuk mund të thuhet që nuk kanë pasur kohë të përgatiten. Statuti është publik dhe dihet që zgjedhjet duhet të bëhen në gjashtë muajt e parë. Nuk besoj se ka pasur ndonjë surprizë. Edhe unë kam pritur për ta bërë publik. Kam pritur edhe reagimin e komunitetit me të cilin kam punuar.
Te enjten, i prishët premierën Finos?
Ne jemi vend i vogël. Jemi vend që diskutojmë shumë dhe futbolli është gjëja më e rëndësishme. Ka më shumë se gjashtë muaj që diskutohen kandidaturat e mundshme. Kam dëgjuar deputetin Ylli që diskutonte kandidaturën e Finos. Në TVSH ishte sikur do të ndante çmimin Oskar. Nuk ishte surprizë. 16 vite, a kanë qenë pak apo shumë.
Mjaftueshëm për ju?
Mund ta mbyllnit karrierën me trofe… Shqipëria shkoi në Europian si punë ekipore e të gjithëve bashkë: Ekipit, stafit, të gjithë ambientit shqiptar dhe të gjithë faktorëve. Unë jam krenar që shkuam bashkë në Europian duke e ndjerë veten pjesë të ekipit. Kam qenë pjesë e ekipit fitues. Berisha duhet ta kishte lënë futbollin sepse arriti në Europian. Çdo futbollist luan deri sa ta lënë gjunjët. Nuk e ndjej këtë gjë. Kemi energji për të bërë goxha gjëra. Kemi projekte të reja. Raportet me komunitetin janë korrekte dhe pozitive dhe nuk kam menduar që të tërhiqem.
Ky është vullneti im, por vendimi është i aktorëve. Në përgjithësi kam thënë që alternativat sjellin zhvillim për të gjithë. Nëse sheh diçka që mund të behet më mirë, mund të ketë ndryshim. Jam iniciator i ndryshimit. Nuk vjen duke ndryshuar kalin fitues, por me energji të reja. Kemi shumë për të bërë.
Çfarë janë bërë në këto vite?
Kam marrë një sms që më tha se mos ki turp që t’i përmendësh. Jemi kujdesur shumë për të bërë dhe jemi kujdesur pak për të treguar çfarë është bërë. E shoh të arsyeshme që ti rikujtojmë. Nëse i hedhim një sy të kaluarës kur thuajse FSHF ishte inekzistente. Infrastruktura e futbollit ishte shumë mjerave. Investimet e bëra nga 90 deri në 2002, ishte i vetmi investim që është bërë nga FSHF me të gjithë aktorët, ka qenë vetëm ndriçimi i “Qemal Stafës”.
Asgjë tjetër edhe pse UEFA e FIFA ishin edhe më parë. Të gjitha janë bërë pas 2002. Janë investuar nga FSHF 12 milionë euro nga 2002 deri në 2014. Ndryshoi ajo që ishte imediate. Ndryshuan kushtet e stërvitjes për të qenë optimale. Nuk është arritur niveli i kërkuar. Nga pikëpamja organizative e asaj kohe, FSHF ishte në zyra te shkallët e stadiumit: Me tre njerëz dhe një karrige. Sot është organizatë e organizuar mirë. Ka vend për përmirësime. Sot kemi kampionate me të gjitha nivelet. Të gjitha janë bërë gjatë kësaj periudhe. Për fat të mirë, jo vetëm të presidentit, por të Komitetit Ekzekutiv për të mbështetur projektet. Në 4 vjeçarinë fundit, për mua është 4 vjeçari i artë.
Uroj që të mos jetë i artë për të ardhmen, që të kemi edhe më të artë. Kanë ndeshur ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Bashkë me qeverine kemi rikonstruktuar dy stadiume. Jemi në fazën finale të ndërtimit të stadiumit në Tiranë. Jemi në një fazë ku edhe kombëtaret por edhe klubet kanë ndryshuar përfaqësim. Euro 2016 ishte një ëndërr që na kanë akuzuar më parë, edhe pasi shkuam na thanë që s’është bërë mriz puna. Arritëm një gjë që edhe optimisti më i madh nuk e besonte. Pas 16 viteve, punëe, arritje dhe problematika.
Ka Duka nevojë për fushatë?
Ne po diskutojmë për sport. Fushatë? Në politkë dëgjojmë rrena dhe premtime pa fund. Rezultatet që kemi marrë nga fushatat e politikës… i kemi parë… nuk bëhet fjalë për fushatë. Jemi për të diskutuar. Në raport me komunitetin… Duhet ti konsultosh. Kemi marrëdhënie saqë e kemi të vështirë të flasim se çfarë mendimi do të kenë me 7 shkurt. Flasim për ato që janë bërë bashkërisht dhe çfarë mund të bëjmë mirë në të ardhmen bashkë me komunitetin e futbollit. Jemi në diskutime të vazhdueshme saqë nuk kuptohet që është zgjedhje.