Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e portalit “Infermierë për Shqipërinë” ka ritheksuar se tashmë infermierët mund të aplikojnë për vendet e lira të punës, duke shtuar se ndikimet e lidhjeve miqësore kanë marrë fund. Ai gjithashtu theksoi se edhe për profesorët do të kemi lajme të mira në një kohë të shpejtë.
Gjithashtu kreu i ekzekutivit sqaroi se viri i sivjetshëm ka qenë një periudhë ku aplikimet e studentëve në fakultete, është bazuar tërësisht ,mbi bazën e meritave, duke theksuar se ky ka qenë një histori suksesi. Ai shkoi më tej duke theksuar se nuk kemi pasur asnjë ndikim politik, ndërsa studentët janë përzgjedhur në bazë të meritave dhe aftësive të veta.
“Fëmija i juaj është në bazë të aftësisë, sepse nuk kemi lejuar ta parakalojë dikush që ka babai ose nënën në një punë x, në hyrjet në universitet nuk kemi pasur asnjë ankesë. Procesi ka qenë i tëri automatik dhe pa asnjë ndërhyrje”-tha Rama.
Rama nënvizoi se do të ketë ndërhyrja në infrastrukturën e qendrave shëndetësore, pasi pa një aset të tillë nuk mund të kemi një shërbim dinjitoz për pacientët, duke shtuar se janë 300 qendra që do të ndërtohen sipas parametrave.
“Nuk ka për të ndodhur më që të jenë të ndara sipas partive qendrat shëndetësore apo spitalet. Brenda këtyre tre muajsh të gjitha ata që drejtojnë në krye të këtyre institucioneve, janë në kurs për tre muaj. Nuk mund të kemi një shërbim shëndetësor,i cili ka një bazë qendrash shëndetësore aspak te mira, kjo është e papranueshme. Rreth 300 qendra do të kenë infrastrukturën e duhur. Rroga u rrit për infermierët, ne kemi bërë rritje progresive për rrogat, ndërsa u mërziten profesorët, por edhe për ta do të kemi shumë shpejt lajme të mira”-theksoi Rama.