Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skandal/Armand Duka aksioner kryesor i Skënderbeut

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Skandal/Armand Duka aksioner kryesor i Skënderbeut

Kur na ndan edhe një muaj nga zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kreu aktual është përfshirë në një skandal tjetër. Ai rezulton që nga viti 2009 si një ndër aksionarët kryesorë bashkë me vëllain e tij Agron Duka të kompanisë “New Century” që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut. Ky është skandali i dytë pas 8 shoqatave fantazmë të futbollit rajonal që kanë të drejtë të votës në Asamblenë e FSHF për të zgjedhur kreun e saj.

Sipas dokumentit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të kompanisë “New Century”, që zotëron “Ama Caffe”, Armand Duka është aksioner me 25 përqind së bashku me vëllain e tij Agron Duka që zotëron 25 përqind të tjera, ndërsa aksioner tjetër është Agim Zeqo, ish-president i Skënderbeut me 50 përqind. Kjo kompani është sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut që mban në fanellë emrin “Ama Caffe”. Pra një konflikt i pastër interesi.
 
Armand Duka si president i FSHF-së duhet të jetë i paanshëm në ruajtjen e rregullave të garës në kampionatin shqiptar, por nga ana tjetër ecuria sa më e mirë e Skënderbeut do të thotë një promovim i suksesshëm i kompanisë së tij tregtare dhe një plus për interesat e tij ekonomike. Ndaj kur do të vijë radha për zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së më 7 shkurt në Durrës, nuk ka njeri që ka ndonjë dilemë se për kë do të shkojë vota e klubit të Skënderbeut. Kujtojmë këtu edhe hezitimin gati një vjeçar nga FSHF-ja për të dënuar Skënderbeun për skandalin e trukimeve, edhe pse klubi korçar ishte ndëshkuar nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet europiane, zbulon Report Tv.

Manipulimi i viti 2010 që bëri Duka me aksionet

Nga dokumentacioni i kompanisë “New Century” vërehet se Armand Duka për një periudhë disa mujore midis viteve 2009-2010 nuk ka qenë zotërues i aksioneve të kësaj kompanie. Çuditërisht kjo periudhë përkon me pragzgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit të marsit 2010. Atëherë Duka u detyrua të hynte në një fushatë të vërtetë zgjedhore pasi përballë pati dy figura shumë të njohura të futbollit shqiptar si ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Kjo gjë mesa duket e detyroi Dukën që të paktën zyrtarisht të mos dilet si sponsor i klubit të Skënderbeut. Kështu sipas ekstratit të kompanisë “New Century” në QKB, në 18 nëntor 2009 Armand e Agron Duka i shitën aksionet e tyre, nga 22.5 përqind që kishte secili, tek aksioneri tjetër Agim Zeqo, i cili mori në zotërim 100 përqind të kompanisë.

Por, në 2 qershor 2010, pra kur kishin mbaruar zgjedhjet e marsit dhe Armand Duka tashmë kishte fituar edhe për katër vite një mandate të ri në krye të FSHF-së, vëllezërit Duka rimarrin aksionet e tyre në kompaninë “New Century”. Sipas ekstratit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Armand Duka dhe Agron Duka shfaqen këtë herë me pak më shumë aksione nga sa kishin pasur, tani ata zotërojnë nga 25 përqind secili të kësaj kompanie. Aksioneri më i madh i kompanisë mbetet Agim Zeqo, por këtë herë me 50 përqind të aksioneve, çka do të thotë që  ai ka kuotë të barabartë me dy vëllezërit Duka.

Tags: aksionerArmandDukakryesorSKANDALSkenderbeut

TË LIDHURA

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së
Aktualitet

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

17:13 | 19/03/2026
Kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pezullohet Bilal Hasa
Aktualitet

Kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pezullohet Bilal Hasa

17:11 | 19/03/2026
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Mirela Kumbaro

16:59 | 19/03/2026
Next Post

Maskat terrorizojnë Korçën; Grabitet shtëpia në ditën për diell

Ekstradohet në Shqipëri tutori i prostitucionit (Emri)

Ekstradohet në Shqipëri tutori i prostitucionit (Emri)

Shpërthen Zidane: Ne nuk jemi një ekip m…

Shpërthen Zidane: Ne nuk jemi një ekip m...







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë
Politikë

Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

by mirseda
19:12 | 19/03/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një mesazhi...

Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor

Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor

19:05 | 19/03/2026
Protesta e PD, Ambasada e SHBA: Shmangni zonat e demonstruesve

Protesta e PD, Ambasada e SHBA: Shmangni zonat e demonstruesve

18:58 | 19/03/2026
Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja

Ilir Meta uron besimtarët për Fitër Bajram: Shëndet, begati dhe paqe në familjet tuaja

18:46 | 19/03/2026
Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

18:07 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com