Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ekonomia s’di të rritet; Çmimet “tmerrojnë” konsumatorët

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ekonomia s’di të rritet; Çmimet “tmerrojnë” konsumatorët

Kur ekonomia e vendit nuk parasheh rritje nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër shqiptarëve iu duhet të shpenzojnë më shumë për nevojat e përditshme. Kjo vërehet nga shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, çmimet e mallrave të konsumit gjatë vitit 2017 kanë njohur rritje me ritme të larta. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në 2017 është në 2,0 % dhe 1,3 % që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin dhjetor 2017, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%. Duke marrë në konsideratë deklaratat e përmuajshme të INSTAT gjatë gjithë vitit 2017, rolin kryesor në rritjen e inflacionit e ka pasur ndryshimi i çmimeve të ushqimeve. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka përbërë më shumë se 80 për qind të inflacionit vjetor.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor 2017 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,13 pikë përqindje.Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajindhjetor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2%, “Transporti” me 2,1%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me nga 0,6 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % secili, etj.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 20,1%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,5%, “zarzavate përfshirë patatet“ me 3,5%, “mish” me 1,7%, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8%”-shkruan INSTAT.

Ndryshimi mujor i indeksit është +1,0%. Krahasuar me muajin nëntor 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,3 %, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %. Çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shëndeti” shënuan një ulje prej 0,1 % secili.

Tags: "tmerrojnë"cmimetekonomiakonsumatoretsdi

TË LIDHURA

Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Rama në Durrës: Mbetjet elektronike kthehen në unaza dhe varëse ari
Kryesore

Rama në Durrës: Mbetjet elektronike kthehen në unaza dhe varëse ari

19:13 | 08/04/2026
Next Post
Takime të ethshme/Ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Arta Markut

Takime të ethshme/Ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Arta Markut

Babëzia e shqiptarëve për pushtet, i largon nga qeveria Zaev

Babëzia e shqiptarëve për pushtet, i largon nga qeveria Zaev

Sondazhi i gazetës italiane/Igli Tare vlerësohet sërish si më i miri

Sondazhi i gazetës italiane/Igli Tare vlerësohet sërish si më i miri







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026




TË FUNDIT

“Libani nuk është pjesë e armëpushimit me Iranin”, Shtëpia e Bardhë: NATO i ktheu shpinën SHBA-ve
Bota

“Libani nuk është pjesë e armëpushimit me Iranin”, Shtëpia e Bardhë: NATO i ktheu shpinën SHBA-ve

by mirseda
20:25 | 08/04/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes së fundit të armëpushimit me...

Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, Izraeli kreu të paktën 100 sulme në 10 minuta në Liban

Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, Izraeli kreu të paktën 100 sulme në 10 minuta në Liban

20:22 | 08/04/2026
Shqipëria garon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026

Shqipëria garon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026

20:11 | 08/04/2026
Negociata me Iranin në Islamabad: Trump dërgon JD Vance, Kushner dhe Witkof për bisedime në Pakistan

Negociata me Iranin në Islamabad: Trump dërgon JD Vance, Kushner dhe Witkof për bisedime në Pakistan

20:06 | 08/04/2026
Shtëpia e Bardhë: Irani ka paraqitur plan të ri të modifikuar për diskutime me SHBA-në

Shtëpia e Bardhë: Irani ka paraqitur plan të ri të modifikuar për diskutime me SHBA-në

20:03 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com