Një qytetar serb ka lëshuar ofendime dhe sharje ndaj shqiptarëve në një lagje në pjesën e Fushë Kosovës. Ai ka sharë shqiptarët, duke nisur së pari nga pushtetarët e Kosvës, si Presidentin Hashim Thaçin, por nuk ka kursyer edhe fqinjët e tij në këtë zonë.
Sakaq, mediat kosovare raportojnë se ai ka lëshuar sende nga ballkoni i banesës së tij dhe për pasojë janë dëmtuar edhe disa makina të parkuara poshtë.Makina e dëmtuar ishin të parkuara në lagjen “28 Nëntori’. Qytetari serb ka kërcënuar dhe kanosur banorët, ndërsa raportohet se ka dhunuar një person, të cilit i ka shkaktuar fraktura duke i thyer dorën.
Banorët lëshojnë akuza të forta ndaj shtetit, pasi sipas tyre, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar këtë person, i cili iu shkakton probleme të vazhdueshme. Policisë i është dashur të ndërhyjë dy herë për të vënë në pranga këtë person, ndërsa banorët janë shprehur të trembur nga veprimet e serbit tashmë i arrestuar.