Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Mori rezultat të dobët në zgjedhje, kryesia e Lëvizjes Besa shkarkon kryetarin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Mori rezultat të dobët në zgjedhje, kryesia e Lëvizjes Besa shkarkon kryetarin

Përçahet edhe Lëvizja BESA në Maqedoni. Kryesia ka shkarkuar kryetarin Bilal Kasami, për shkak të rezultatit në zgjedhjet lokale, ndërsa ai vetë e cilëson një vendim të paligjshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen në të cilën kanë marrë pjesë 64 anëtarë nga gjithsej 107 të Këshillit Qendror.

Kasami shihet si fajtor numër 1 për dështimin në zgjedhjet e fundit lokale. Këshilli i Lëvizjes BESA po ashtu akuzon Kasamin për bllokimin e të gjitha organeve të partisë për më tepër se dy muaj, shkruan shenja. BESA lindi si lëvizje nga zhgënjimi me partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, por që nuk i rezistoi përplasjeve.

Deklarata e plotë e Lëvizjes BESA!

Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur të pranishëm!

Sot ishte caktuar mbledhje e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA në Tetovë, por për shkaqe të sigurisë dhe kërcënimeve që janë bërë ndaj anëtarëve të Këshillit Qendror, në orën 15.00 u mblodh Kryesia Qendrore dhe i propozoi Kryetarit të Lëvizjes që mbledhjen e Këshillit Qendror ta zhvendosë në Shkup. Për këtë arsye sot ne u mblodhëm në këtë mbledhje të Këshillit Qendror në Shkup.

Për informacionin tuaj, sot në mbledhjen e Këshillit Qendror ishin shumica e Këshillit, më saktë 64 anëtarë nga gjithsej 108 anëtarët e Këshillit Qendror. Këtu ishin edhe tre deputetë të Lëvizjes BESA, si dhe nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm të Lëvizjes BESA. Përveç kësaj, këtu ishin shumica absolute e kryetarëve të degëve të Lëvizjes BESA, që nënkupton përfaqësimin e plotë edhe të strukturave të Besës.

Me këtë rast, pos tjerash, në këtë mbledhje të Këshillit Qendror, u diskutua për përgjegjësinë e kryetarit të Lëvizjes për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përgjegjësia për bllokimin dymujor të organeve të Lëvizjes nga Kryetari, por edhe shkelja e Statutit të Lëvizjes nga ai. Për këto arsye sot Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA në mënyrë unanime e vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e Kryetarit të Lëvizjes BESA. Natyrisht, për këtë do të njoftohen zyrtarisht edhe organet e drejtësisë dhe institucionet e tjera. Sot po ashtu u vendos të miratohet edhe Rregullorja për Organizimin e Kongresit të Lëvizjes BESA, ndërsa udhëheqës i Komisionit për Organizimin e Kongresit u caktua deputeti Nexhbedin Kahremani, njëherazi edhe anëtari më i vjetër i këshillit Qendror.

Pos kësaj, Këshilli Qendror vendosi që Nexhbedin Kahremani të jetë edhe përfaqësues i Lëvizjes BESA para palëve të tjera ose Ushtrues i Detyrës të Kryetarit të BESËS. Meqë prej të hënës fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen BESA, në këtë mbledhje u konstatua se secili anëtar i Lëvizjes BESA ka të drejtë të kandidojë për secilin post në Lëvizje dhe konform Statutit të Lëvizjes të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Kur jemi këtu duam edhe një herë të deklarojmë se përkundër ndërhyrjes brutale të forcave të nëntokës, të shërbimeve të ndryshme dhe forcave të errëta, Lëvizja BESA do të vazhdojë të ecë fuqimisht në përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë, për artikulimin e interesave kombëtare të shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjera, gjithnjë duke e ruajtur identitetin e saj autonom, autentik dhe autokton, si dhe duke afirmuar platformën RIDEFINIMI, që është zgjidhja e vetme për ndërtimin e një shteti funksional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. BESA e vazhdon rrugën dhe misionin e saj.

Tags: “BESA”kryesiakryetarinLëvizjesmorirezultatshkarkontë dobëtzgjedhje

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Luçiano Boçi “thumbon” kryeministrin: Ramë s’paske ndryshuar fare

Luçiano Boçi “thumbon” kryeministrin: Ramë s’paske ndryshuar fare

Nxitoni! 10 këshilla të shpejta për të humbur peshë

Nxitoni! 10 këshilla të shpejta për të humbur peshë

Notebook ‘Spin 7’, laptopi më ri i Samsung

Notebook ‘Spin 7’, laptopi më ri i Samsung







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com