Tre persona janë përfshirë në një sherr, me pasojë plagosur me armë zjarri në rrugën “Zydi Herri” në Institut. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa plagosja ka ndodhur pas një konflikti çasti.
Një prej të plagosurve ndodhet në rrezik për jetën. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Korab Peposhi, 32 vjeç, me origjinë nga Kukësi.
Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Forca të shumta të ‘Shqiponjave’ janë vënë në ndekje të autorëve.
Informacion paraprak:
Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.