Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Studimi: 85% e shqiptarëve me të ardhura të ulëta

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Studimi: 85% e shqiptarëve me të ardhura të ulëta

Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë pjesë në kategoritë e të ardhurave të ulëta, sipas të dhënave që jepen nga Pew Research, një institucion kërkimor amerikan. Ky i fundit e ka ndarë botën në pesë grupe të ardhurash: të varfër (ku përfshihet 15% e popullsisë globale), me të ardhura të ulëta (56% e popullsisë), të ardhura mesatare (13% e popullsisë), të ardhura mbi mesataren (9% e popullsisë globale) dhe të ardhura të larta (7% e totalit).

Përmes formulës, Pew Pesearch të mundëson që duke i dhënë të ardhurat mujore të nxjerrësh në cilën kategori përfshihesh në Shqipëri, për vitin 2014.

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e popullsisë i përket grupit me të ardhura të ulëta, që përbën 84.6% të totalit, nga 56% që është mesatarisht ky grup në botë. Përqindja që zë shtresa e ulët në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon e Europë.

Shqipëria ka më pak të varfër në krahasim me mesataren globale, 1.8% e popullsisë, nga 15% e popullsisë globale.

Grupi me të ardhura të shtresës së mesme në Shqipëri është 11.2%, e përafërt me mesataren globale.

Por, aty ku Shqipëria çalon është shtresa mbi të mesmen dhe ajo e pasur, që zënë një peshë mjaft të vogël në popullsinë e vendit, ndryshe nga rajoni. Grupi me të ardhura mbi mesataren zë 2.1% të totalit në Shqipëri dhe ai me të ardhura të larta 0.3%. Në botë, grupi me të ardhura mbi mesatare zë 9% të totalit dhe ai me të ardhura të larta 7%.

Në Maqedoninë fqinje, shtresa me të ardhura të ulëta përbën 59% të popullsisë. Përqindja e popullsisë me të ardhura të mesme është shumë më e lartë në Maqedoni, me 24.7% të totalit. Ndërsa shtresa me të ardhura mbi të mesme është sërish e lartë, në 10.7% të totalit. Edhe të pasurit në Maqedoni janë më të shumtë se në Shqipëri, ata zënë 1.1% të totalit. Por edhe të varfrit janë më të shumtë, në shtetin fqinj, me 4.9% të totalit.

Të 111 vendet e përfshira në studim përbënin 88% të popullsisë botërore dhe 85% të prodhimit botëror në vitin 2011. Studimi është gjithashtu ndër të parët që përdor metodën e barazisë së fuqisë blerëse të vitit 2011 (PPP), e cila bazohet në të dhënat më të fundit të vlerësimeve standarde të niveleve të çmimeve në botë. Metoda e barazisë së fuqisë blerëse korrigjon kurset e këmbimit me dallimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve në vende të ndryshme dhe është thelbësore për raportimin e të ardhurave të krahasueshme ndërmjet vendeve.

Në 111 vende të përfshira në këtë studim, 783 milionë banorë ishin të ardhura mesatare në vitin 2011, krahasuar me 398 milionë në vitin 2001. Kështu, popullsia me të ardhura mesatare – ata që jetonin në 10-20 $ në ditë – janë gati dyfishuar, duke u rritur me 386 milionë në dekadën e parë të shekullit të ri./Monitor

Tags: Pew ResearchshqiptaretStudimitë ardhuratë ulëtate varfer\

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Alkooli merr jetë! Konsumimi i tij shkakton 7 lloje kanceresh

Alkooli merr jetë! Konsumimi i tij shkakton 7 lloje kanceresh

E çmendur nga xhelozia, 31-vjeçarja përfundon në spital

E çmendur nga xhelozia, 31-vjeçarja përfundon në spital

Bora bllokon dy persona, policia ngec në rrugë. Prindi i njërit niset me “Landrover”

Bora bllokon dy persona, policia ngec në rrugë. Prindi i njërit niset me “Landrover”







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com