Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Vitet e eksodit të madh/ Rinia shqiptare drejt BE-së, SHBA-së e Kanadasë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vitet e eksodit të madh/ Rinia shqiptare drejt BE-së, SHBA-së e Kanadasë

Viti 2018 do të jetë viti  i fundit i ciklit të tanishëm të  Procesit të Berlinit. I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, Procesi i Berlinit ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në BP në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik dhe dhënë impulse të reja perspektivën së anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Cikli i tanishëm do të mbyllet me samitin në Londër në korrik të vitit 2018, si një shprehje e vazhdimit të angazhimit të Britanisë Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor, edhe pas Brexit. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnëse se ky process  duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania ka propozuar formulën “Berlin Process Plus”.

Rinia e Ballkanit Perëndimor – nivel shqetësues papunësie dhe eksodi 

Përshpejtimi i ritmeve të zhvillimi ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Herzegovina dhe Kosova, që përbën një nga synimet e Procesit të Berlinit për të rivitalizuar afrimin e tyre me BE kërkon domosdoshmërisht punën dhe mendjen e rinisë së kualifikuar të këtyre vendeve. Por realiteti në vendet e BP nuk i përgjigjet kësaj domosdoshmërie.

Technische Dresden Universität Hörsaal (picture-alliance/dpa/A. Burgi)

Rinia e arsimuar po largohet nga këto vende dhe kërkon të jetojë dhe punojë në vendet e zhvilluara të BE-së, në SHBA dhe Kanada. Shumë talente dhe burime njerëzore humbasin në një kohë kur të 6 vendet e rajonit kanë një nevojë urgjente për to. Është një paradoks i vërtetë që rajoni më i varfër i Europës, si konsiderohet Ballkani Perëndimor, “i jep” burime njerëzore pjesës më të pasur duke rezultuar në një transferim kapacitetesh njerëzore  në drejtim të kundërt, nga ai që ka nevojë Ballkanin Perëndimor për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Në raportin e Grupit të Bankës Botërore dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, “Ballkani Perëndimor- ecuria ne tregjet e punës 2017” theksohet se “Tregjet e punës në të 6 vendet e BP karakterizohen nga niveli i ulët i punësimit dhe niveli i lartë i papunësisë në krahasim me standartet e BE. Papunësia është e lartë sidomos tek të rinia”. 

Nivelin më të lartë të papunësisë tek rinia e ka Bosnjë-Herzegovina me 57,5%, e ndjekur nga Maqedonia me 50,8%, Serbia me 49,5 %, Shqipëria me 26.4% dhe Kosova me mbi 50%. Në kushtet e papunësisë, të mungesës së mundësive financiare për të jetuar në mënyrë të pavarur nga prindërit, rinia e Ballkanit Perëndimor po largohet nga rajoni, gjë që ka pasoja të rënda në përpjekjet e vendeve të rajonit për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit ekonomik dhe afrimin me BE.

Studierende der TU Dortmund (TU Dortmund/Roland Baege)

Rinia shqiptare kërkon të emigrojë

Në Shqipëri, emigracioni dhe eksodi i rinisë nisi pas përmbysjes së regjimit komunist në vitin 1990 dhe vazhdon me ritme të shpejta në 10 vitet e fundit. Motivet e emigrimit variojnë nga studimi në universitetet me emër të BE-së dhe SHBA-së apo Kanadasë deri tek dëshira për karrierë dhe perspektiva më të mira jetese. Por fluksi më i madhi i eksodit të tyre shtrihet në vitet 2014-2016 për shkak të mungesës së punës dhe në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Për të frenuar eksodin e rinisë nga Shqipëria drejt BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë në katër vitet e fundit i është dhënë rëndësi përmirësimit të arsimit të lartë dhe rritjes së cilësisë së arsimit profesional. Politika e burimeve njerëzore synon t’u krijojë mundësi të rinjve të talentuar të fitojnë përvoja profesionale jashtë vendit dhe të rikthehen në Shqipëri për t’i zbatuar dijet e fituara dhe shmangur fenomenin e largimit të trurit. Shqipëria po mbështet edhe ngritjen e bizneseve inovative të të rinjve sidomos në ekonominë digjitale, e cila kapërcen kufijtë ekzistues fizikë dhe mendorë ndërmjet Shqipërisë, vendeve të rajonit, atyre të BE-së dhe botës.

Procesi i Berlinit – mundësi për të frenuar eksodin e rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Projektet rajonale në infrastrukturë – transport dhe energji – të miratuara për t’u ndërtuar në kuadër  të Procesit të Berlinit, janë projekte të mëdha nga pikëpamja e shpenzimeve financiare dhe impaktit të tyre në lidhjen dhe komunikimin mes vendeve të rajonit. Observatori i Transportit për Europën Jug-Lindore, (SEETO), ka vlerësuar se  projektet prioritare në fushën e transportit do të kenë një kosto prej 7.7 miliardë Euro. Sipas një vëzhgimi të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtar edhe projektet rajonale në infrastrukturë do të ҫojnë në një rritje ekonomike të prodhimi të brendshëm bruto me  1 % në vit , në të gjitha vendet e BP për një periudhë prej 15 vitesh dhe do të krijojnë 200 mijë vende të reja pune në nivel rajonal.

Wien Angela Merkel Donald Tusk EU Gipfel Balkan Route (picture-alliance/dpa/C.Bruna)

Mario Holtzer, zv.drejtor i këtij instituti mendon se ”Procesi i Berlinit do të jetë mjaft i dobishëm për të identifikuar masa lehtësuese për rritjen e konkurueshmërinë në BP përmes realizimit të projekteve infrastrukturore prioritare që do të rrisin fuqinë punëtore 4% , ose me 200 mijë vende të reja pune.”

Tri projekte rajonale, në fushën e hekurudhave, ku përfshihet Shqipëria, Kosova dhe Serbia  kanë fituar bashkëfinancimin e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit: rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas. Krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, vendim që u mor në Samitin e Triestes, në kuadër të Procesit të Berlinit, një zonë me 20 milion konsumatorë, me potencial të pashfrytëzuar do të sjellë rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës duke kontribuar pozitivisht në frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar te rajonit. DW

Tags: drejt BE-sëeksoditKanadasëmadhriniaSHBA-sëshqiptarevitet

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Ministri serb nxit konflikt, kërkon status diplomatik për bazën ruse në Nish

Ministri serb nxit konflikt, kërkon status diplomatik për bazën ruse në Nish

Historia rrëqethëse, gruaja me kancer vdes pak orë pasi u martua në spital

Historia rrëqethëse, gruaja me kancer vdes pak orë pasi u martua në spital

Të burgosurit e Shën Kollit festë e foto në rrjetet sociale, punonjësit i gjen belaja

Të burgosurit e Shën Kollit festë e foto në rrjetet sociale, punonjësit i gjen belaja







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com