Fëmija i parë i vitit 2018-të është djalë dhe ka lindur në Tiranë rreth orës 00:00 e 10 sekonda.
Foshnja i sapoardhur në jetë quhet Lael dhe lindi vetëm pak sekonda pas ndërrimit të viteve.
Fëmija erdhi në jetë me operacion në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe gëzon shëndet të plotë. Ai peshon plot 4 kg e 100 gram dhe është djali i gazetares Silvana Muca.
Ajo e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale ku shkruan:
“Dhuratë më të bukur nuk mund të merrja për këtë Vit të Ri 2018. Faleminderit që erdhe mes nesh Lael!”