Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria bëhet për “spital”, brenda vitit shpërndahen 3,3 mln receta

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria bëhet për “spital”, brenda vitit shpërndahen 3,3 mln receta

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se , për periudhën janar – nëntor janë lëshuar mbi 3.3 milionë receta  në të gjithë vendin.Sa i përket Ilaçeve e rimbursueshme nga janari deri në nëntor të këtij viti kanë përfituar 389,043 pacientë, ndërsa në total vlera e ilaçeve të rimbursueshme shkon në shumën e 9, 8 miliardë lekë.

Sa i  përket listës së barnave të rimbursueshme këtë vit janë shtuar edhe 30 medikamentet e reja, kryesisht për sëmundjet të cilat janë të shpërndara  në formë masive. Sëmundja më e përhapur është ajo e veshkave.

“Sipas fondit, lista e re e 2017-ës përfshiu barnat:Anti-diabetik, kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike, për shërbimin e Pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI, për kardiologjinë, të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të terapive të ndryshme, për shërbimin e Nefrologjisë, për shërbimin e Psikiatrisë, për Sklerozën e shumëfishtë recidive remitente si dhe për shërbimin e Reumatologjise/Dermatologjisë për sëmundjen e psoriazis. Lista hyri në fuqi më 1 Maj 2017”-shkruan Faktori.al

Cilat ishin disa nga ndryshimet në shërbime dhe paketa shëndetësore?

Gjatë këtij viti u zgjeruan dhe përmirësuan të gjitha paketat shëndetësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore si në spitalet publike ashtu edhe ato private. Rishikimi i protokolleve të mjekimit të paketave shëndetësore, u vu në funksion të lehtësimit të pacientëve dhe zgjerimit të shërbimeve që mbulohen brenda paketave që financohen 100% nga fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Të parët për konsum ilaçesh në Europë

Familjet tona 3.4 për qind të buxhetit të tyre mujor ja dedikojnë kujdesit për shëndetin, ndërsa familjet në Europë 3.9 për qind, raporton faktor.al Sipas INSTAT, 75.4 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë familjet i çojnë për konsumim medikamentesh, ndërsa pjesa tjetër shkon për shërbime mjekësore. Në Europë, sipas të dhënave te OECD-së, ky raport përmbyset. Në vendet e BE shpenzimet për ilaçe zënë 7-15 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë. Por përqindja vjen e rritet në vendet që janë anëtarësuar me vonë në BE, të tilla si Hungaria, Greqia, Lituania etj ku përqindja e shpenzimeve për medikamenteve zë mbi 20 për qind të shportës së shpenzimeve për shëndetësinë.

Importi i Ilaçeve

Gjatë periudhës janar-gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike pësuan një rritje vjetore 14 % në vlerë dhe 7 % për qind në sasi. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 8- mujorit u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike në krahasim me 3128 tonë në 8-mujorin 2016. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin importuar 2702 tonë medikamente, raporton Monitor. Fatura totale e importeve për periudhën janar-tetor 2017, ishte 19,961 milion lekë të reja. Ndërsa në peshë sipas raportimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave importi për peridhën janar-tetor 2017, ishte 4,266 ton produkte farmaceutike, raporton faktor.al

Farmacitë në Tiranë,si kërpurdha

Tirana ka trefishin e farmacive që duhet të kishte bazuar në numrin e banorëve. Plot 800 farmaci numërohen në kryeqytet, ndërkohë në të gjithë vendin janë 1400 farmaci të regjistruar në QKL. Mjafton të shkosh pranë spitaleve për të parë morinë e farmacive që të tërheqin vëmendjen me llambushkat jeshile. Farmacitë e shumta në një qytet, ngjitur njëra tjetrës, nuk janë një shenjë e mirë. Pranë spitaleve si QSUT dhe Spitali Ushtarak numërohen në mbi 50 farmaci të ndryshme, që shpesh herë janë të lidhura me mjekë të specialiteteve të ndryshme që arrijnë të lexojnë edhe recetat plot gabime drejtshkrimore të mjekëve sikur ti njihnin më parë, raporton faktor.al

Ndëkohë të gjitha vendet e Bashkimit Europian përdorin dy kritere për hapjen e farmacive që janë kriteri i largësisë dhe kriteri i numrit të popullsisë. Në legjislacionin shqiptar ka qenë e shkruar se farmacitë hapen 100 deri në 150 metra larg njërit-tjetrit ose 1 për 3 mijë banorë. Sot që po flasim me heqjen e këtyre kritereve dhe mos kontrolli nga autoritete përkatëse (Urdhri farmacistit, qëndra e kontrollit të barnave, etj) ka bërë të mundur një përhpaje biznesi shumë pranë spitaleve dhe qëndrave ambulatore pasi këto sipërmarrës shfrytëzojnë faktin se spitalet dhe qëndrat janë pa ilace, raporton faktor.al Shpesh herë mjekët japin edhe receta me barna jashtë listës së miratuar nga ministria e Shëndetësisë për të favozuar kompani farmaceutike të interesuar të sheshin produktet e tyre të palicensuara.

Shqipëria, i vetmi vend Evropian që nuk është anëtar i Farmakopesë Evropiane

Po çfarë është Farmakopeja Evropiane? “Farmakopeja Evropiane është një referencë pune për të garantuar kontrollin e cilësisë së medikamenteve në shtetet anëtare të saj, e jo vetem. Misioni i saj kryesor është që të japë kontribut në të drejtën e çdo individi për të pasur medikamente cilësore.” Keshtu, ne si studentë të Farmacisë, shumë natyrshëm na lindën disa pyetje: Si ka mundesi që Shqipëria mbetet akoma një vend vezhgues prej kaq vitesh, e jo anëtare e organizatës? A është e drejtë që një farmacist shqiptar të mos ketë mundësi të bëhet pjesë e kompetencave shkencore e profesionale në nje rreth më të gjërë Evropian? A është e drejtë për pacientin shqiptar të mos jetë, edhe ai, nën ombrellën mbrojtëse të Farmakopesë Evropiane? Si ka mundësi që Shqiperia nuk konkurron në tregun farmaceutik Evropian? (Shtetet e tjera të Ballkanit tashmë ekportojnë në BE edhe sepse produktet e tyre janë pjesë e Farmakopesë Evropiane)

Nuk mund të jetë Shqipëria një ishull i vetëm mes Evropës ku standartet e sigurisë dhe cilësisë së Farmakopesë Evropiane nuk janë të detyrueshme!

Tags: ilacetpacientëtshendetesiashqiperia

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Macron urren për vdekje refugjatët; mjeku ia plas në fytyrë “Legjionin e Nderit”

Macron urren për vdekje refugjatët; mjeku ia plas në fytyrë “Legjionin e Nderit”

Largoni zakonet e këqija para se të vijë Viti i Ri

Largoni zakonet e këqija para se të vijë Viti i Ri

Zyrtare, Magani merr drejtimin e ekipit në Superligën e Kosovës

Zyrtare, Magani merr drejtimin e ekipit në Superligën e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com