Vranësira dhe kthjellime të shkurtra karakterizojnë motin në veri dhe qendër ndërsa kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje shiu e dëbore do të ketë në zonat Jugore, kryesisht ato Juglindore. Gjatë pasdites moti vijon nën dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në Juglindje deri në mbrëmje kur gjithë vendi kalon në kushtet e kthjellimeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rënie të theksuar në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur ekstremet termike të ditës nga -6 në 9 apo 10°C. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2-3 ballë.