Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë paralajmërime në adresë të kryeprokurores, Arta Marku, duke thënë se ka hyrë në një qerthull tepër të vështirë dhe shumë të rrezikshme.
Teksa ka folur në “Repolitix”, drejtuesja e LSI-së ka thënë se Marku po bashkëpunon me njerëz të rrezikshëm, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për të afërmit e Partisë Socialiste, të cilët sipas saj, janë të lidhur me grupin e Habilajve.
“Ka hyrë në një qerthull shumë të vështirë dhe po bashkëpunon me disa njerëz që janë shumë të rrezikshëm. Bëhet fjalë për njerëzit e Rilindjes, njerëz që janë pjesë e grupit të Habilajve. Marku mund të thoshte që nuk pranon të betohet në këtë situatë dhe të mblidhej sërish seanca”-theksoi Kryemadhi.
Ajo ka komentuar gjithashtu edhe lëvizjet e saj të fundit, ndërsa thekson se këto gjëra nuk i interesojnë, për shkak të mungesës së besimit në sistemin e drejtësisë.E para e LSI-së, tha se Shqipëria është një vend i surprizave dhe asgjë nuk mund të parashikohet saktësisht.
Si i komentoni lëvizjet e fundit të saj?
Janë lëvizjet e saj, nuk më interesojnë. Nuk kam pasur ndonjëherë besim në sistemin e drejtësisë dhe prapë nuk kam besim. Shqipëria është një vend shumë i paparashikueshëm.