Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ç’është bërë dhe ç’premtohet, Rama bën bilancin e vitit. Kritikon PD-në

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ç’është bërë dhe ç’premtohet, Rama bën bilancin e vitit. Kritikon PD-në

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp me gazetarët në kuadër të mbylljes së vitit.

Fillimisht, Rama bëri bilancin, ku tregoi sipas tij 10 nga arritjet e qeverisë në 100 ditëshin e parë.

Ndër çështjet që ai përmendi ishin: reforma në drejtësi, ulja e numrit të vrasjeve, përshkallëzimi diplomatik për hapjen e negociatave, përballimi i fatkeqësisë natyrore, operacioni për pastrimin e Shqipërisë, reduktimi i dokumenteve të kërkuara, rritja e sigurisë ushqimore, akreditimi i universiteteve, pastrimi i akseve kombëtare dhe miratimi i buxhetit 2018, shkruan Tirana Today.

Teksa komentoi secilën prej këtyre çështjeve, Rama kritikoi PD-në për mospërfshirjen në çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, duke shprehur keqardhjen për mosunifikimin në këtë çështje me rëndësi kombëtare.

FJALA E RAMËS:

Reforma në Drejtësi ka përparuar. Zgjedhja e prokurores së Përgjithshme është bërë, duke garantuar vazhdimësinë e reformës, e cila nuk mund të merret peng për agjenda politike.

Procesi ka hyrë në një fazë të re zbatimi dhe paralelisht me Vettingun do të kemi ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të reformuar të drejtësisë.

Së dyti do të doja të ndalesha në faktin se ky vit shënon shifrën më të ulët historike të vrasjeve dhe shënon vitin e kthesës historike në raport me fenomenin e kultivimit të kanabisit. Është viti që e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë lëndë narkotike.

Së treti, në këto 100 ditë të para ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në 6 mujorin e ardhshëm dhe do vijojmë ta bëjmë intensivisht edhe pas vitit të ri. Keqardhje që nuk jemi të gjithë bashkë të unifikuar, për çeljen e negociatave. Kemi një situatë ku opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç. Negociatat çelen për Shqipërinë dhe me Shqipërinë, nuk zgjasin sa një mandat qeverisës.

Së katërti, kaluam një moment shumë të vështirë për shkak të fatkeqësisë natyrore dhe jam shumë krenar që qeveria ishte në krye të detyrës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë u treguan në një lartësi që meriton të gjithë mirënjohjen dhe respektin tonë. Edhe sot vazhdojmë procesin e riparimit të zonave të prekura nga uji dhe po punojmë për një plan afatgjatë me investime qysh në vitin e ardhshëm për të adresuar të gjitha ato pika të dobëta.

Së pesti ka nisur dhe vazhdon një operacion për të pastruar Shqipërinë, janë bërë disa hapa. Operacioni do të synojë intensifikimin e pjesëmarrjes së komuniteteve në këtë proces duke synuar që në sezonin tjetër të kemi një Shqipëri më të pastër.

Së gjashti, kemi ecur me reduktimin e lejeve të licencave të autorizimit të dokumentave. Vazhdon përfshirja e shumë shërbimeve online në portalin e-albania, reduktimi i dokumenteve do lehtësoje qytetarët dhe bizneset dhe do reduktojë korrupsionin, ryshfetin apo bakshishin.

Së shtati, kemi nisur të adresojmë me shumë këmbëngulje çështjen e sigurisë ushqimore, me mbylljen e subjekteve të mishit, apo thertoreve që nuk përmbushnin kushtet.

Së teti ka përfunduar procesi i akreditimit përfundimtar të universiteteve. Agjencia britanike e akredimit ka përfunduar raportet, që janë publike në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Së nënti, kemi kryer një operacion të rëndësishëm për të pastruar akset kombëtare dhe për të larguar prej tyre mijëra tabela dhe plot sheshpushime të mbushura me mallra dhe hekurishte që përbënin një kërcënim mjedisor dhe për jetën e njerëzve.

Dhe së fundmi kemi miratuar buxhetin e vitit 2018 që është një pasqyrë e qartë me ecuri pozitive të vendit dhe e ambicies për të bërë shumë më tepër, pasi kjo që është bërë nuk mjafton. TIRANA TODAY

Tags: ben bilancinedi ramakonferencekritikonmbyllja e vititPD-në

TË LIDHURA

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar
Aktualitet

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar
Aktualitet

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

18:57 | 14/08/2025
Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital
Aktualitet

Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

18:28 | 14/08/2025
Next Post
“A i trembesh drejtësisë?” Rama: S’do tregoj virgjërinë si disa politikanë

“A i trembesh drejtësisë?” Rama: S’do tregoj virgjërinë si disa politikanë

LSI pozicionon presidentin krah vetes: Meta ia mbërtheu flegrat e hundës Edi Ramës…

LSI pozicionon presidentin krah vetes: Meta ia mbërtheu flegrat e hundës Edi Ramës...

Skenarët e opozitës, Rama: Basha dhe çizmet e stinës, le ta provojnë prapë!

Skenarët e opozitës, Rama: Basha dhe çizmet e stinës, le ta provojnë prapë!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar
Aktualitet

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

by mirseda
19:59 | 14/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me...

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

18:57 | 14/08/2025
Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

18:28 | 14/08/2025
Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

18:14 | 14/08/2025
U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

16:41 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com