Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shpërblime dhe dhurata për familjet dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shpërblime dhe dhurata për familjet dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës

Me rastin e festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizoi një aktivitet festiv për fëmijët dhe familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishin pranë këtyre familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Ministri Xhafaj duke uruar familjarët e Dëshmorëve të Policisë për festat e fundvitit, garantoi mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë për to.

Ai deklaroi se për vitin e ardhshëm do të merren masa shtesë në trajtimin e kësaj kategorie.

”Është në detyrimin tonë për t’ua bërë jetën juve shumë më të lehtë dhe në mënyrë të veçantë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, prindërit e të cilëve kanë bërë një akt sublim në jetë.

Nuk janë sot këtu, pikërisht për të mbrojtur jetë, për t’i bërë jetët e të gjithëve dhe jo vetëm të fëmijëve të tyre shumë më të sigurt.

Gjatë vitit që vjen ne do të marim disa masa shtesë, ndër masat mbështetëse që janë marrë, që unë besoj që do i vijnë më shumë në ndihmë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve të tyre për t’jua bërë jetën edhe më të lehtë, edhe më të mirë edhe më të bukur”, theksoi ministri Xhafaj.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako duke vlerësuar sakrificën e bërë, deklaroi se një pjesë e fëmijëve të policëve të vrarë kanë ndjekur ëndrrën e familjarëve të tyre.

”Në vëmendje të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet kurdoherë trajtimi familjeve dhe fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit është bërë një numër i kënaqshëm punonjësish policie nga familjet tuaja, ndër të cilët, 9 punonjës policie vazhdojë ende studimet në kolegjet e policisë dhe 13 të tjerë kanë dalë dhe vazhdojnë punën normal duke kontribuar për sigurinë dhe rendin” shtoi Çako.

Nën atmosferën festive të krijuar nga ‘Albanianrobots’ u bë dhe shpërndarja e pakove me dhurata të ofruara nga kompani dhe organizata për familjarët dhe fëmijët e të rënëve të policisë në krye të detyrës: si Fondacioni SFI, Jumbo, Shendident, Vodafone, Sigal dhe Coca Cola.

Po ashtu për 60 fëmijë  u shpërndanë nga 20.000 lekë të reja, si dhe për 225 familje të Dëshmorëve të Policisë u shpërndanë nga 10.000 lekë të reja, kontribut më së shumti i vetë punonjësve të Policisë së Shtetit, për familjet e kolegëve të tyre, si dhe i kompanive: Ansig, EHV, Dhomës së Tregtisë e Industrisë dhe Sigal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit gjen rastin të falenderojë të gjithë kontribuesit në organizimin e këtij aktviteti festiv, duke shprehur kështu vlerësimin e tyre për punonjësit e Policisë së Shtetit, që me vetmohim i shërbyen qytetarëve të këtij vendi.

Tags: detyrësdhuratafamiljetfemijetkryepolicëvereneshperblime

TË LIDHURA

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo
Shqipëria

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)
Aktualitet

U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)

21:33 | 28/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

DETAJET E REJA nga ngjarja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit 10-vjeçar

21:26 | 28/08/2025
Next Post
“Po vdesim, nuk ikim pa marrë pagat!”, naftëtarët në protestë

Përfundon takimi, naftëtarët nuk bien dakord me propozimin e Gjiknurit

Si u zbavit Nexhmije Hoxha me lajmin e vdekjes: Më zgjoi Pranvera, më tha të ngjallesha!

Si u zbavit Nexhmije Hoxha me lajmin e vdekjes: Më zgjoi Pranvera, më tha të ngjallesha!

Pa dasmë dhe pa fustan nusërie, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

Pa dasmë dhe pa fustan nusërie, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe
Rajoni

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe

by mirseda
22:35 | 28/08/2025
0

Zbardhen mesazhet mes pilotit ushtarak kroat dhe të dashurës së tij serbe, të cilët janë lënë në...

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

22:26 | 28/08/2025
Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

21:57 | 28/08/2025
Çfarë ndodh me Rinën? 5 muaj nga humbja tragjike e Festim Isufit

Çfarë ndodh me Rinën? 5 muaj nga humbja tragjike e Festim Isufit

21:43 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com