Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Llogari pushteti në kurriz të shtetit”, Manjani kritikon publikisht Metën

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Llogari pushteti në kurriz të shtetit”, Manjani kritikon publikisht Metën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë publikisht kundër presidentit Meta për letrën dërguar Trump lidhur me cështjen e votimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një shpjegim të gjatë në Facebook, Manjani shkruan se kjo letër ishte “e gabuar sa më s’ka”, teksa shprehet se kryetari ynë i shteti i ankohet kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare.

Sipas Manjanit, kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse ka pasur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria.

Ish-ministri gjykon më tej se letra nuk duhej të ishte shkruar, pasi sipas tij “Kushtetuta super konsensuale që miratuan vjet e fshiu fare edhe atë pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti i Republikës”, duke përmbyllur se Presidenti është nxituar me atë letër, pasi duhej ta kishte analizuar më parë sjelljen e pushtetit, se është i lexueshëm!

Reagimi i plotë:

Llogari pushteti në kurriz të shtetit
____________

Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më ska!

Kryetari ynë i shtetit i “ankohet” kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare! Kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse ka patur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria.

Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta.

Republika e Shqipërisë tashmë edhe ligjërisht është pushtet dhe jo më shtet. Të paktën që prej vitit 2008 kur filloi shkërmoqja e Presidentit si kryetar i Shtetit.

Kushtetuta super konsensuale që miratuan vjet e fshiu fare edhe ate pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti I Republikës.

Ndaj gjykoj se ajo letër nuk duhej të ishte shkruar!

Rama, kryetari i pushtetit, bëri një lëvizje pushteti me atë votim në OKB. Duke shfrytëzuar një deklaratë të Presidentit Trump mbi ndërprerjen e ndihmës Amerikane, Rama mjeshtërisht i nguli thikën pas shpine Ambasadorit Lu (bashkëpunëtorit të tij) për të justifikuar mashtrimin që kanë bërë me FBI në Tiranë.

Që të jem më konkret, FBI nuk ka prezencë në Tiranë siç u trumpetua para një muaji, kur u anoncua operacioni dështak “Forca e Ligjit”! Janë vetëm dy punonjës të Departamentit të Drejtësisë (oficerë të FBI), që vijnë këtu njëherë në tre muaj për qëllim marrje informacioni për Amerikanët që hyjnë e dalin në Shqipëri. Kaq bëjnë!

Marrëveshja që ata janë këtu ka të bëjë me shkembim informacioni për kufinjtë që i duhen SHBA, jo ne.

Në mënyrë qesharake Ministri i Brendshëm i ka venë edhe një zyrë në dispozicion pa ja kërkuar askush. Këtë e bëjnë vetëm që të dalë nami që FBI po “bën hatanë”.

Në fakt policia politike dhe grupe prokurorësh luajalë të pushtetit aktual kanë filluar të punojnë sipas një axhende politike tashmë. Në këtë moment po vendosen “kufinjtë ndërmjet njëri-tjetrit. Pra po vendoset se ku fillon e ku mbaron pushteti i Kryeministrisë në Ministrinë e Brendshme. Debati i tensinuar për praninë e Haki Cakos ende në krye të policisë e dëshmon këtë gjë…

Emri FBI përdoret thjesht si dordolec që tremb njerëzit. Mjeshtër i propagandës mbetet shefi i pushtetit!

Tani Rama shpreson që Trump të mbajë fjalën dhe të ndërpresë ndihmën për Shqipërinë, që do të thotë në fakt largim ose të paktën zbythje të atyre amerikanëve që janë kryesisht të OPDAT dhe që i kanë dhënë gojës vend e pa vend.

Kjo vlen gjithashtu edhe për Ambasadorin, i cili po sfumon shefin e pushtetit këtu me daljet e tij publike.

Kështu gjendet dhe alibia se për mos ardhjen e FBI, sic është propaganduar se ajo do na luftojë korrupsionin tonë!

Ja kaq është kjo punë! Të tjerat janë tjerrje koti! Nuk ka mbetë politika e jashtme Amerikane e botërore me sytë nga Shqipëria!

Ndaj them që Presidenti është nxituar me atë letër. Duhet ta kishte analizuar më parë sjelljen e pushtetit, se është i lexueshëm!

Shtet nuk ka më! 
Pushtet ka pafund!

Tags: ilir metakritikonllogari pushtetiylli manjani

TË LIDHURA

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara
Politikë

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara

19:33 | 04/03/2026
Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

17:17 | 04/03/2026
Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur
Aktualitet

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
Next Post
Video/Incidenti gjatë këngës në festival, Redon Makashi: S’kam çfarë të bëj më atje, është si koshere

Video/Incidenti gjatë këngës në festival, Redon Makashi: S’kam çfarë të bëj më atje, është si koshere

A është hoteli më i vogël në botë? Ja sa paguhet për një natë

A është hoteli më i vogël në botë? Ja sa paguhet për një natë

Video/ Festat e fundvitit, Policia Rrugore: Mos abuzoni me alkoolin, nuk tolerojmë

Video/ Festat e fundvitit, Policia Rrugore: Mos abuzoni me alkoolin, nuk tolerojmë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara
Politikë

MPJ: Shqiptarët në Iran të kontaktojnë ambasadën në Ankara

by mirseda
19:33 | 04/03/2026
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo...

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Raketa mbi Dubai! Të pasurit largohen me avionë privatë

Raketa mbi Dubai! Të pasurit largohen me avionë privatë

18:39 | 04/03/2026
Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

18:22 | 04/03/2026
Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:11 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com