Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegon votën e disa prej këshilltareve te Lëvizjes Socialiste për Integrim pro buxhetit, ndërsa pjesa tjetër bashkë me demokratet bojkotoi. Ne intervistën për emisionin e pasdites në “Vizion Plus”, Veliaj thotë se këshilltarët u vetofruan duke mos iu nënshtruar lojërave dhe stërkëmbëshave politike.
“Në pjesën më të madhe më kanë ardhur më kanë thënë pavarësisht se çfarë thotë partia ime për këtë lojën për të vënë stërkëmbësha dhe për të sabotuar qytetin, unë s’mund të hyj në histori si dikush që ndaloi progresin e këtij qyteti, kështu që më shumë se i kam bindur janë vetëofruar për të dhënë një dorë dhe për të thënë që unë dua të jem një pjesë e suksesshme e këtij qyteti”, deklaroi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë se Tiranës tregon se 2018-ta do te jete viti i realizimit të disa projekteve të mëdha. Në buxhet është parashikuar që 40 për qind e tij të shkojë për investimet.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin me 32 vota. Opozita e konsideroi të paligjshëm ketë votim, duke akuzuar Erjon Veliajn se u beri dhurate për vitin 2018-te banoreve të kryeqytetit rritjen e taksave dhe shtrenjtimin e jetesës.