Ngjarja misterioze e të riut shkodran, Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në Francë, ka tronditur mbarë opinionin publik si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka biseduar me familjarët e Florencit, duke përcjellë ngushëllimet në emër të Presidentit Meta, ndërsa është zotuar se organi i presidencës do të bëjë të pamundurën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, e cila i mori jetën të riut nga qyteti i Shkodrës.
Ndërkohë Blushi ths se jemi në biseda të vazhdueshme me ambasadorin e Shqipërisë në Francë, për të bërë të mundur sjelljen e trupit të pajetë në vendlindjen e tij.
Njoftimi i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit. Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë. TIRANA TODAY.