Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD në krizë ekonomike, Basha heq 10 vetë nga administrata

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD në krizë ekonomike, Basha heq 10 vetë nga administrata

Demokratët nuk janë në ditët e tyre më të mira. Pas përçarjes së PD-së dhe mënjanimit të disa prej figurave më të vjetra të kësaj partie nga ana e kryetarit Lulzim Basha, tashmë demokratët po hasin edhe probleme ekonomike. Kjo gjë ka detyruar kreun e PD-së, Lulzim Basha, të bëjë disa shkurtime në administratën e partisë.

Basha është munduar që përmes këtyre shkurtimeve të mos cenojë ecurinë e punës në administratën e PD-së, por duket se ai e ka pasur të pashmangshme largimin e disa prej tyre. Burime brenda PD-së konfirmojë për “Gazeta Shqiptare” se kryetari Basha para disa ditësh ka larguar nga puna 10 punonjës në nivele të ndryshme të administratës. Mësohet se shkurtimet kanë prekur disa departamente të partisë, të cilat kishin “fryrjen” më të madhe me punonjës.

Po ashtu, këto burime sqarojnë se administrata e partisë po vuan edhe vonesat e marrjes së rrogave, për shkak se arka e PD-së nuk është në ditët e saj më të mira.

Mesa duket, të qenit në opozitë për demokratët po bëhet edhe më e vështirë nga ana ekonomike, duke mos mundur të sigurojnë dot as marrjen në kohë të pagesave mujore.

Në bazë të statusit të PD-së, konkretisht neni 49 i tij, që ka të bëjë me financat e partisë thuhet se: “1 – Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizacionet e anëtarësisë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike, si dhe nga çdo burim tjetër që autorizon ai. 2 – Masa e kuotës së anëtarësisë përcaktohet nga kryesia e partisë.
Grumbullimi dhe administrimi i kuotave e kontributeve bëhet konform rregullores së brendshme. Po ashtu, PD po has në vështirësi edhe në mbledhjen e kuotizacioneve të anëtarësisë së PD-së, apo vështirësitë e tjera sa u përket donacioneve, shkruan GSH. Demokratët përgjatë vitit që lamë pas kanë harxhuar jo pak para, fillimisht gjatë qëndrimit 3-mujor në “çadrën e lirisë”, ndërkohë që më pas u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

290 milionë lekë ishte fondi, që buxheti i shtetit vuri në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Tags: Administrataheqkrize ekonomikelulzim bashaPDselia blu

TË LIDHURA

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Vritet 57-vjeçari në Krujë

09:16 | 20/01/2026
I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet
Aktualitet

I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet

08:42 | 20/01/2026
Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,
Aktualitet

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

08:27 | 20/01/2026
Next Post
“Bëra seks me shokun e të dashurit”, vajza kërkon ndihmë: Ç’të bëj?

"Bëra seks me shokun e të dashurit”, vajza kërkon ndihmë: Ç’të bëj?

“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, juristja amerikane: Më pëlqen shprehja, por s’është për shqiptarët

"I zoti e nxjerr gomarin nga balta", juristja amerikane: Më pëlqen shprehja, por s'është për shqiptarët

Udhëtoni në SHBA me vizë turistike? Ambasada amerikane ka një mesazh

Udhëtoni në SHBA me vizë turistike? Ambasada amerikane ka një mesazh







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

by mirseda
09:19 | 20/01/2026
0

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka mbetur mbrëmjen e djeshme pa energji elektrike. Psikiatri Neli Demi ka...

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Vritet 57-vjeçari në Krujë

09:16 | 20/01/2026
Dolce për raportin me Limin: “Më dha hapësirën t’i afrohem iu afrova kaq”

Dolce për raportin me Limin: “Më dha hapësirën t’i afrohem iu afrova kaq”

09:14 | 20/01/2026
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit fatal

Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit fatal

09:12 | 20/01/2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

08:54 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com