Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sektori i ndërtimit në rritje, si po shpenzohen paratë e shqiptarëve?

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Sektori i ndërtimit në rritje, si po shpenzohen paratë e shqiptarëve?

Instituti i Statistikave ka publikuar ditën e sotme të dhëna sa i përket aktiviteteve të shërbimeve dhe prodhimit gjatë tremujorit të tretë, që rezultojnë të jenë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 Të dhënat tregojnë se sektori po shënon premisa pozitive dhe kjo është e lidhur më shumë me sektorin e turizmit. Më të spikaturat në këtë pjesë janë: Hotelet dhë agjencitë e udhëtimit, poer nuk përjashtohet dhe sektori i shërbimeve, i cila ka sjellë kontribute të rëndësishme në ekonomi. Nga ana tjetër sektori tregtisë është ngadalësuar, kjo rezulzton edhe nga  Indeksi i tregtisë me Pakicë i publikuar nga INSTAT.

Por, shqetësuese është edhe fakyi i rënies së aktiviteteve në sektorin e telekomunikacioneve, sektor ky mjaft i domosdoshëm  për ekonominë shqiptare. Sa i përket sektorit të prodhimit, performancë pozitive kanë dhënë energjia, sidomos së fundmi, por nuk mbetet pas edhe sektori i ndërtimtarisë.

Sektori i shërbimeve dhe aktorët, që kanë kontribuuar pozitivisht në ekonomi  janë: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi.

“Në sektorin e tregtisë, indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2%, krahasuar me tremujorin paraardhës”-shkruan Monitor.al

Sektori i ndërtimit shikohet të jetë kontribues per ekonominë, por kjo duket paksa paradoksale për trendin e përgjithshëm  të shendetit të ekonomisë.

Këtu shikohet një disproporcion mes lidhje së ofertës dhe kërkesës, pasi janë shumë larg dhe nuk kanë një lloj përllogaritje. Po t’i referohemi dhe banesave të cilave janë pabanuara në treg, kanë sjellë  një lloj fryrje dhe kjo padyshim nuk është e stuadiar mirë në këtë drejtim. 

Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta, i  cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, në tremujorin e tretë 2017, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 4,5%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 2,6%.Në sektorin e hoteleve, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 17,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 2,5%.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, Indeksi i shitjeve neto në volum u ul 2,2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 3,3%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, i cili përfshin aktivitete arkitekturore dhe inxhinierike, aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 13,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht  shënoi rritje 4,9%.

Në aktivitetin agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 24,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht  shënoi rritje 19,4%.

Sektori i Prodhimi dhe ndikimi në ekonomi:
Në aktivitetin Ndërtim, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4%.

Në industri, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Tags: ndërtimiparate e shqiparevesektorëtshqiperi

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Kryeprokurori zgjidhet pas 4 ditësh, kuvendi mbyll punimet 1 javë para afatit

Kryeprokurori zgjidhet pas 4 ditësh, kuvendi mbyll punimet 1 javë para afatit

Kush ia dha tokën Balilit; Rama, Basha apo Meta?

‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Grupi Balfin’, në mbështetje të familjeve në nevojë

‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Grupi Balfin’, në mbështetje të familjeve në nevojë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com