Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dhuna ndaj dhëndrit të Starovës/Policia: Pjesëtar i trazirave në “Asllan Rusi”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dhuna ndaj dhëndrit të Starovës/Policia: Pjesëtar i trazirave në “Asllan Rusi”

Policia ka kryer disa shoqërime në polici të disa tifozëve të Partizanit në prag të ndeshjes që u zhvillua me Teutën fundjavën që lamë pas. Një ndër të shoqëruarit ka qenë pikërisht dhëndri i trajnerit Sulejman Starova, Gent Malaj. Ky i fundit pretendon se është arrestuar dhe dhunuar nga forcat e rendit gjatë shoqërimit, gjithashtu pretendon se është shoqëruar pa të drejtë në komisariat, por policia ka një version tjetër.Gent MalajNdërsa sipas policisë Gent Malaj dhe katër persona të tjerë ishin pjesëmarrës në trazirat që ndodhën ditën e shtunë para ndeshjes së basketbollit Partizani-Tirana. Për këtë arsye ata janë shoqëruar në komisariat dhe janë proceduar penalisht. Po ashtu deklarata e policisë sqaron se gjatë shoqërimit nuk është ushtruar asnjë lloj dhune ndaj Malajt dhe se është ndaluar një ditë pas incidentit sipas procedurës standarde.

Dhëndri i Starovës – Një ndër viktimat e dhunës policore ka qenë edhe Gent Malaj, dhëndri i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova. Ai është paraqitur pranë stadiumit dhe, kur ka marrë vesh se biletat mund të bliheshin vetëm me kartë identiteti ose me tjetër dokument identifikimi, është nisur drejt makinës së tij për të marrë kartën e identitetit. Në atë moment, policët i kanë vendosur një kapuç në kokë dhe e kanë dhunuar barbarisht pa i dhënë ndonjë arsye.

Nuk dihet ende nëse ka qenë një keqkuptim i policisë dhe Malaj është ngatërruar me ndonjë tjetër, por ai ka përfunduar në rajon i shoqëruar. Menjëherë pas ngjarjes mësohet se Malaj ka marrë raportin mjekësor dhe po përgatit padinë për dhunën policore.

Duke qenë se është i pajisur edhe me pasaportë italiane, dhëndri i Starovës ka njoftuar edhe ambasadën e shtetit fqinj për dhunën që ka pësuar, duke pretenduar se ka qenë sulm i padrejtë dhe pa asnjë shkak. Ai ka kërkuar videot nga televizionet që janë gjendur aty afër në atë moment, me qëllim që të argumentojë se policia e ka keqtrajtuar pa asnjë shkak.

Ja deklarata e plotë e Policisë:

“Në lidhje me pretendimin e shtetasit G.M se në datën 10.12.2017 në stadiumin “Selman Stermasi” përpara zhvillimit të ndeshjes Partizani- Teuta, është ushtruar dhunë ndaj tij nga punonjësit e policisë dhe më pas është shoqeruar ne ambjentet e Komisariatit te Policise Nr.2, sqarojmë se:

As ndaj këtij shtetasi e as ndaj asnjë të shoqëruari nga policia nuk është ushtruar aspak dhunë, por shoqërimi i tij dhe shtetasëve të tjerë u bë pasi ishin të dyshuar për vepren penale prishjen e qetësinë publike në datën 09.12.2017 para zhvillimit të ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku janë kryer procedurat standarde nga ana e policisë dhe janë proceduar në gjedje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për të siguruar rendin dhe qetesinë publike nga shërbimet e policisë përpara fillimit të ndeshjes janë kërkuar kartat e identifikimit dhe janë kryer kontrolle për mbajtjen e sendeve të paligjshme dhe të palejushme në stadium.

Shtetasi G.M dhe të tjerët që u proceduan penalisht, të dyshuar si personat që prishën qetësinë publike në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më datën 09.12.2017.

Më datën 10.12.2017, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datën 09.12.2017, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit është prishur qetësia publike, filloi Procedimi Penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, e parashikuar nga Neni 274 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

A.H, 25 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 J.Sh, 19 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 E.G, 18 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 E.C, 30 vjeç, lindur Tiranë dhe banues në Tiranë,

 G.M, 33 vjeç, lindur Vlorë dhe banues në Tiranë.

 Shtetasi G.M dhe gjithë personat e tjerë të shoqëruar, në përfundim të procedurave të para hetimore janë lënë të lirë ku dhe kanë firmosur nē librin e shoqërimit pa shprehur asnjë pretendim për dhunë a shkelje të tjera gjatë procedurave të shoqërimit.

Tags: “AsllandhëndritdhunaPjesëtarëpoliciarusiStarovëstrazirave

TË LIDHURA

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë
Sport

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

18:41 | 06/10/2025
Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë
Sport

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë

13:04 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Tahiri falsifikoi dëshminë e pafajësisë, prokuroria e Katanias nis procedimin

Tahiri falsifikoi dëshminë e pafajësisë, prokuroria e Katanias nis procedimin

Real Madrid përmbys Al Jaziran, Ronaldo tjetër rekord (Video)

Real Madrid përmbys Al Jaziran, Ronaldo tjetër rekord (Video)

Japoni/Firma paguan punonjësit me “Bitcoin”, ekspertët e tronditur!

Japoni/Firma paguan punonjësit me “Bitcoin”, ekspertët e tronditur!

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit
Aktualitet

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

by mirseda
09:25 | 07/10/2025
0

Kryetari i Shoqata e Avokatve Antikorrupsion Shqiptare Ndue Pjetra, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja...

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

09:08 | 07/10/2025
Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

08:57 | 07/10/2025
Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

08:52 | 07/10/2025
Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

22:47 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com