Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vendimi i Trump mbi Jerusalemin rrit ndikimin e Rusisë në rajon

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vendimi i Trump mbi Jerusalemin rrit ndikimin e Rusisë në rajon

Nga Alexei Khlebnikov, “Moscow Times”/Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije më 6 dhjetor një nga vendimet më të diskutueshme të politikës së jashtme, që nga momenti i hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë: Uashingtoni, tha ai, do të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Pak minuta pas fjalimit të tij, udhëheqësit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe nëpër botë, reaguan duke shprehur habinë dhe pakënaqësinë e tyre. Myslimanët në kryeqytetet e mbarë botës dolën në rrugë. Për Rusinë, qëndrimi i të cilës ndaj konfliktit është në përputhje me bashkësinë ndërkombëtare, lëvizja sinjalizoi një mundësi për të thelluar rolin e saj si një ndërmjetësuese e fuqishme në Lindjen e Mesme.

Përgjigja e Kremlinit ndaj lëvizjes së Trump, ishte e prerë. Ky veprim mund të çojë në një përshkallëzim të tensioneve në të gjithë rajonin, tha Moska, duke shtuar se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset në negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe palestinezëve. Gjatë vizitave të zhvilluara të hënën në Egjipt dhe Turqi, presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi vendimin e Shteteve të Bashkuara si kundërproduktiv dhe destabilizues.

Në një deklaratë pas bisedimeve me presidentin egjiptian, Putin tha se pikëpamja e Rusisë për statusin e Jerusalemit, ishte në të njëjtën linjë me atë të Kajros. Për Trump, ndryshimi i kësaj politike, mund të jetë nxitur nga problemet që ka në shtëpi.

Në vitin 1995, Kongresi amerikan miratoi Aktin e Ambasadës së Jerusalemit, duke i kërkuar qeverisë federale të zhvendoste ambasadën e saj në Jerusalem, dhe të njihte qytetin si kryeqytetin e Izraelit.

Megjithëse presidentët e njëpasnjëshëm premtuan ta zbatojnë këtë vendim, kjo nuk ndodhi asnjëherë, pasi ata gjithmonë do të gjenin nga një justifikim. Tashmë Trump po e mban premtimin e tij.

Ky vendim mund të ndihmojë Trump që të paktën pjesërisht, të rifitojë mbështetjen e Kongresit, që kohët e fundit u tubua kundër presidentit. Ai gjithashtu mund të heqë vëmendjen nga hetimi mbi ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale, dhe pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me Moskën.

Vendimi ripohon mbështetjen e Trump për Izraelin dhe lobin e tij në Shtetet e Bashkuara, që madje as nuk pati nevojë të ushtronte ndonjë presion real mbi SHBA-në për këtë veprim.

Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i procesit të paqes në përgjithësi, vendimi i Trump ndryshon tërësisht “lojën” në Lindjen e Mesme, pasi ai shkon kundër kornizës së Kombeve të Bashkuara për paqe, dhe shkatërron modelin konvencional për zgjidhjen e konfliktit Palestine-Izrael – një zgjidhje me dy shtete, me Jerusalemin Lindor dhe  atë Perëndimor, respektivisht si kryeqytetet e Palestinës dhe Izraelit.

Edhe pse Trump i cilëson faktet e tij të drejta, duke thënë se vendimi është thjesht një reflektim i realitetit në terren (de fakto, Jerusalemi është nën kontrollin e plotë të autoriteteve izraelite), gjë që nuk ndihmon në zgjidhjen e konfliktit. Vendimi i Trump, do të nxisë thuajse me siguri një antiamerikanizëm dhe antisemitizëm të përtërirë në të gjithë rajonin.

Ai komprometon ndërkohë edhe sigurinë e diplomatëve amerikanë në vendet arabe dhe myslimane. Për më tepër, ai do të ketë një ndikim mbi mënyrën se si do të formësohen aleancat e reja në rajon. Vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë, i shërbeu unifikimit të myslimanëve dhe arabëve në rajon, të cilët kanë qenë të përçarë nga konfliktet e brendshme gjatë dekadave të fundit. Atyre iu dha sërish mundësia për t’u bërë bashkë kundër një armiku të përbashkët, në këtë rast – Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Duke pasur parasysh sektarizmin në rritje në Lindjen e Mesme, Irani shiit ka më shumë gjasa të përfitojë nga lëvizja e SHBA-së. Vendimi i presidentit Trump, ka të ngjarë të shpërqendrojë vëmendjen nga debati mbi ndikimin në rritje të Iranit në Lindjen e Mesme.

Lidhjet e thella të Izraelit me shtetet e Gjirit, ka mundësi të pësojnë një ngurtësim, pasi Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të detyruara t’i bashkohen korit arab në kritikimin e SHBA-së dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, Hamasi dhe Hezbollahu, do të ndihen të shfajësuar nga rritja e antiamerikanizmit dhe antisemitizmit në vendet arabe.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të jenë me siguri më të ftohta. Në këtë sfond, Rusia mund ta përmirësojë lehtësisht imazhin e saj publik në botën arabe, duke i mbështetur këto të fundit kundër vendimit të SHBA-së.

Nëse Moska investon me kujdes, ajo mund të rrisë ndikimin e saj edhe në rajon. Rusia, duke qenë anëtare e Kuartetit të Lindjes së Mesme, së bashku me Shtetet e Bashkuara, BE dhe OKB, është gjithnjë e më mire-pozicionuar për të marrë drejtimin në procesin e paqes izraelito-palestinez, veçanërisht pasi Mahmud Abbas, i cili kryeson Autoritetin Palestinez, tha se duke njohur Jerusalemin, Uashingtoni e dëmtoi në mënyrë fatale besueshmërinë e tij tek vendet e Lindjes së Mesme. Ndërsa gjasat që Shtetet e Bashkuara të ndërmjetësojnë për një paqe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve pakësohen, roli i Rusisë në Lindjen e Mesme duket se do të thellohet.

Shënim: Alexei Khlebnikov është ekspert mbi Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Këshillin e Çështjeve Ndërkombëtare ruse.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: JerusaleminndikiminrajonRusisëTrumpvendimi

TË LIDHURA

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden
Bota

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Sulm në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve
Bota

Sulm në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

14:48 | 19/05/2025
Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë
Bota

Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

10:52 | 19/05/2025
Next Post
Kryeprokurori i ri/Basha: Rama po tenton bllokimin e Reformës në Drejtësi

Kryeprokurori i ri/Basha: Rama po tenton bllokimin e Reformës në Drejtësi

Apeli i Donald Lu për kryeprokurorin, komenton Basha: S’mund ta imagjinoj…

Apeli i Donald Lu për kryeprokurorin, komenton Basha: S’mund ta imagjinoj...

Pas deklaratës për Kosovën, Serbia ironizon kryeministrin Zaev

Pas deklaratës për Kosovën, Serbia ironizon kryeministrin Zaev

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara
Analizë

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

by mirseda
15:07 | 19/05/2025
0

Nga pikëpamja e trurit dhe ndjenjave, dashuria nuk është thjesht ndjenjë, është një përvojë neurologjike intensive. Kur...

Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

15:04 | 19/05/2025
“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

15:00 | 19/05/2025
Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, Kombëtarja sfidon Portugalinë

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, Kombëtarja sfidon Portugalinë

14:53 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com