Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zaev dhe Haradinaj bien dakord për rastin “Kumanova”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zaev dhe Haradinaj bien dakord për rastin “Kumanova”


Ashtu siç ishte parashikuar, Zaev dhe Haradinaj kanë diskutuar edhe për rastin “Kumanova” gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë në Prishtinë.

Pas takimit mes Haradinajt dhe Zaev, të dy kryeministrat kanë dalë në një konferencë për mediet, ku thanë se kanë rënë dakord për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Për sa i përket çështjes Kumanova, Zaev tha se kjo është një çështje shumë e ndjeshme, duke pranuar se duhet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën.

“Është çështje shumë e ndjeshme, çështje që qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën”, tha Zaev, duke shtuar se janë pajtuar që të ketë një hetim ndërkombëtar lidhur me këtë.

Sipas kryeministrit maqedonas, kjo do të jetë në interes të bashkëpunimit reciprok dhe rasti i Kumanovës nuk duhet të jetë pengesë për raportet ndërshtetërore.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e konsideroi vizitën e Zaev mjaft të rëndësishme, pasi sipas tij “Kosova dhe Maqedonia janë shtete fqinjë dhe  i bashkon e ardhmja dhe se janë pajtuar të marrin përsipër shumë obligime dhe shprehu besimin se do të arrijnë t’i finalizojnë edhe në takimin e përbashkëta të dy qeverive”. Këto sipas tij, do të jenë në interes të qytetarëve të dy vendeve.

Po ashtu, Haradinaj tha se në takim kanë folur rreth projekteve të përbashkëta, avancimin e komunikimit ndërshtetëror, autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, hapjen e kalimit të ri kufitar etj, ndërsa Zaev vuri theksin te rëndësia e avancimit të shkëmbimit tregtar.

“Ne jemi dy shtete që ndajmë aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Zaev, duke shtuar se duhet mbështetje e ndërsjellë pasi e ardhmja e rajonit është në BE dhe NATO.

Tags: Ramush HaradinajZoran zaev

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Arifi: Partitë e vjetra propagandë për të mbijetuar politikisht

Arifi: Partitë e vjetra propagandë për të mbijetuar politikisht

LDK e bindur: Qeveria Haradinaj do të rrëzohet shumë shpejt

LDK e bindur: Qeveria Haradinaj do të rrëzohet shumë shpejt

“Nëse i kthejmë kurrizin Rusisë dhe njohim Kosovën, dominojnë Ballkanin”

“Nëse i kthejmë kurrizin Rusisë dhe njohim Kosovën, dominojnë Ballkanin”







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës shpall pretencën për Ruben Saraivën
Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës shpall pretencën për Ruben Saraivën

by mirseda
10:15 | 03/03/2026
0

Pas rreth dy vitesh proces gjyqësor në Gjykata e Lezhës, Prokuroria ka dhënë sot pretencën për portugezin...

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Ta shtrimë diskutimin edhe me mbështetësit e PS në diasporë

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Ta shtrimë diskutimin edhe me mbështetësit e PS në diasporë

09:46 | 03/03/2026
Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

09:37 | 03/03/2026
Zgjati vetëm 30 minuta, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS

Zgjati vetëm 30 minuta, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS

09:35 | 03/03/2026
Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

09:33 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com