Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, 3 gra përsërisin akuzat ndaj Presidentit Trump për ngacmime seksuale

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, 3 gra përsërisin akuzat ndaj Presidentit Trump për ngacmime seksuale

Tre gra, të cilat vitin e kaluar akuzuan Presidentin Donald Trump se i kishte ngacmuar seksualisht, përsëritën akuzat e tyre të hënën, duke thënë se ka ardhur koha që Kongresi të hetojë ankesën e tyre kundër presidentit, shkruan VOA. 

Kërkesa vjen pas një vale akuzash ndaj dhjetëra personaliteteve të tjera të fuqishme amerikane për sjellje të pahijshme ndaj grave.

Rachel Crooks, e cila e akuzoi zotin Trump se e kishte puthur forcërisht 12 vjet më parë kur ajo punonte si recepsioniste në Kullën Trump të Nju Jorkut, tha se ligjvënësit duhet “të lënë mënjanë përkatësitë e tyre partiake dhe të hetojnë historinë e keqtrajtimeve seksuale ndaj grave nga ana e zotit Trump”.

Ajo komentoi në praninë e akuzueseve të tjera të zotit Trump në një konferencë shtypi në Nju Jork: Samantha Holvey dhe Jessica Leeds.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, më shumë se dhjetë gra akuzuan zotin Trump për sjellje të pahijshme seksuale gjatë disa dekadave, por ai i mohoi të gjitha akuzat.

Të hënën, ndërsa të tre gratë u shfaqën në emisionin “Today” të rrjetit NBC para konferencës së tyre të shtypit, Shtëpia e Bardhë përsëri i hodhi poshtë akuzat.

“Këto pretendime të rreme, të hedhura poshtë në shumicën e rasteve nga rrëfimet e dëshmitarëve okularë, u trajtuan gjerësisht gjatë fushatës së vitit të kaluar dhe populli amerikan shprehu gjykimin e tij me një fitore vendimtare”, tha Shtëpia e Bardhë.

Më vonë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha: “Ne mendojmë se këto akuza e kanë marrë përgjigjen” nga rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016. “Populli amerikan e dinte këtë dhe votoi për presidentin”. 

Tags: “seksuale”3 graakuzatngacmimeperserisinPresidentitSHBATrump

TË LIDHURA

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse
Bota

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

11:43 | 10/09/2025
SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare
Bota

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

10:59 | 10/09/2025
Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi
Bota

Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

10:30 | 10/09/2025
Next Post
Jeta e fshehtë/Fan Noli vdiq beqar, por dashuroi 7 gra

Jeta e fshehtë/Fan Noli vdiq beqar, por dashuroi 7 gra

Godet punonjësin e policisë, arrestohet i riu

Godet punonjësin e policisë, arrestohet i riu

Zaev në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

Zaev në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Gara për kreun e ri të SPAK çon ambasadorin e BE në zyrat e Qeverisë së Prokurorëve: Do e ndjekim nga afër të gjithë procesin!
Politikë

Gara për kreun e ri të SPAK çon ambasadorin e BE në zyrat e Qeverisë së Prokurorëve: Do e ndjekim nga afër të gjithë procesin!

by mirseda
13:02 | 10/09/2025
0

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka qenë këtë të mërkurë në zyrat...

Paskuqan/ Plagosi dy vëllezërit e tij me thikë, arrestohet 29-vjeçari

Paskuqan/ Plagosi dy vëllezërit e tij me thikë, arrestohet 29-vjeçari

12:26 | 10/09/2025
GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake për Metën

GJKKO cakton datën për seancën e parë paraprake për Metën

12:20 | 10/09/2025
Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

11:43 | 10/09/2025
Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

11:02 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com