Manchester City ka rikthyer avantazhin përballë United, këtë herë është Otamendi që dërgon topin në rrjetën e De Geas. Edhe goli i dytë vjen pas një krosimi në zonë ku Lukaku nuk e largon si duhet, duke e përplasur në trupin e një mbrojtësi, topi kthehet tek Otamendi që e ka mjaft të lehtë të shënojë.