Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari: Llalla shkatërroi prokurorinë; Servil i politikës, nuk hetoi asnjë dosje

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, dhe njëherësh ish-kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari është shprehur se zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm është shumë e rëndësishme.

Në një intervistë për “Report Tv”, Hajdari theksoi se qëkur prokurori Llalla erdhi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, gjithmonë synoi që të shkatërronte karrierën e shumë personave, të cilët e donin punën dhe e mbronin atë me dinjitet. Ndërsa shtoi se Llalla drejtoi hetimet gabim dhe shkatërroi shumë prej dosjeve duke i shërbyer politikës.

Ai deklaroi gjithashtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkarkuar persona pa asnjë arsye, dhe gjithashtu ka emëruar persona pa asnjë meritë.

“Në përplasjet  e mia me Llallën, që kam pasur kanë qenë çështje pasi ai largoi nga detyra gjithë profesionistët.  Llalla ka shkatërruar karrierën e individëve në Prokurori. Këshilli i Prokurorisë në bashkëpunim me Llallën kanë emëruar individë pa meritë, dhe janë shkarkuar njerëz të aftë por postin që kishin. Ka prokurorë që janë ulur në detyrë pa asnjë arsyetim. Unë kam konsideruar se Prokuroria është një aset që në të duhej të punohej me dinjitet. Unë kam punuar në Prokurori për gati 25-vjet. Nuk është hera e parë që kam thënë që ai ishte i destinuar për shkatërrimin e karrierës, sepse sistemi ia dha atij këtë mundësi. Ai ka transferuar prokurorë. Janë shkarkuar njerëz të Prokurorisë pas asnjë shpjegim. Sot kemi një sistem që ka çaluar. Kjo situatë tashmë ka mbaruar, mandati i zotit Llalla ka përfunduar”.

Lidhur me qëndrimin e Llallës në zyrë, edhe pasi i ka mbaruar mandati, Hajdari është shprehur se ish-kryeprokurori ka vepruar mirë.

“Zoti Llalla ka bërë shumë mirë që ka shkuar në zyrë, sepse zyra e kryeprokurorit nuk mund të lihet bosh, derisa të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm. Ai ka bërë shumë mirë që ka shkuar zyrë sepse aty ka dokumente që duhet të firmosen”.

Si përket pyetjes se a është përgjegjëse Prokuroria për çështje të bujshme, Hajdari konstatoi se “Llalla në dosjet konkrete i është vetëofruar politikës për të shkatërruar ose për të hetuar dhe drejtuar gabim.”

 “Kjo është një histori që publiku shqiptar, ne profesionistët nëpër tavolina ia kemi gjetur përgjigjen, e cila është profesioniste. Politika ka përdorur zotin Llalla, dhe ky i fundit nëpër dosje konkrete i është vetëofruar politikës për të shkatërruar ose për të hetuar dhe drejtuar gabim. Ju keni dhënë fakte pa fund. Unë nuk kam ndërmend këtu në studio që të merrem me çështje konkrete. Janë shumë çështje. Sigurisht që Vettingu do të sqarojë shumë gjëra. Të jeni të bindur që dhe në përplasjet para tre vjetësh me zotin Llalla se asnjë nuk do t’i shpëtojë reformës në drejtësi”.

Por, ndër të tjera Hajdari u ka bërë thirrje kolegëve të tij të ndershëm që të kandidojnë për postin e prokurorit të përkohshëm.

 “Për mua e rëndësishme është që të gjithë prokurorët që e shikojnë veten në ndershëm dhe të aftë të konkurrojnë për këtë post. Ndërsa asnjë nga drejtuesit e prokurorive s’mund të kandidojë për këtë post. Prania e OPDAT dhe EURALIUS është pozitive për reformën. Prania e dy misioneve pranë Komisionit të Ligjeve është e rëndësishme. Trupa e prokurorëve të ndershëm është e traumatizuar, për mënyrën se si është katandisur Prokuroria. Unë them që prokuroria ka njerëz të ndershëm dhe profesionistë.  Pjesa më e madhe e Prokurorëve të rretheve kanë qenë vegla të kryeprokurorit Llalla. Ndaj asnjë prej tyre nuk mund të kandidojë për këtë post”, përfundoi në fjalën e tij Hajdari.

Tags: asnjëdosjehajdariHetoiLlallapolitikesprokurorinë; Servilshkatërroi

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Next Post
Izraeli bombardon Gazën, në OKB të gjithë kundër Trump

Izraeli bombardon Gazën, në OKB të gjithë kundër Trump

Çështja e emrit të Maqedonisë/ Cipras: Zgjidhet në 2018-ën

Çështja e emrit të Maqedonisë/ Cipras: Zgjidhet në 2018-ën

“I mbyturi të mbyt”, Lushnja triumfon përballë kampionëve

“I mbyturi të mbyt”, Lushnja triumfon përballë kampionëve







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com