Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Largimi i Llallës “varros” çështjen Tahiri

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Largimi i Llallës “varros” çështjen Tahiri

Një ditë më parë ka përfundur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i lënë rrugë zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm. Kuvendi shpalli zyrtarisht vakancën. Ky vendim vjen pasi Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës hapjen e procedurave. Opozita e quajti antikushtetues këtë veprim të mazhorancës dhe braktisi mbledhjen përpara votimit. Socialistët hapën procedurën për zgjedhjen e zëvendësuesit të kryeprokurorit Adriatik Llalla me argumentin se atij i ka përfunduar mandati 5-vjeçar dhe nuk ka asnjë hapësirë ligjore për shtyrjen e tij.

Por çështje e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm në vendin tonë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu në një artikull të saj francezja “courrierdesbalkans.fr”, shkruan se zgjedhja e prokurorit të ppërkohshëm, po shfrytëzohet nga ana e mazhorancës për të larguar vëmendjen nga çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për përfshirjen në dosjen “Habilaj”, të dorëzuar nga Gjykata e Catanias autoriteteve shqiptare.

“Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm të Tiranës përfundoi të enjten, më 7 dhjetor. Por, problemi qëndron tek fati se, institucionet e reja për të përcaktuar pasardhësin e tij, të siguruar nga reforma e drejtësisë, ende nuk janë ngritur. PS i dorëzon dosjen Parlamentit, opozita e denoncoi si një gjest “jo-kushtetues” dhe frikësohet se partia në pushtet po përpiqet të varrosë çështjen e Tahirit, me këtë veprim”.

Por autori i shkrimit, Louis Seiller, në tej  ka ngritur pyetjen nëse do të ketë një tjetër marrëveshjes mes kryedemokratit Basha dhe kreut të qeverisë Rama. Ky i fundit një ditë më parë nga Bullgaria, i kërkoi kreut të PD-së një pakt evropian për zgjedhjen e përbashkët të kryeprokurorit.

“A mund te themi se sërish ekziston mundësi e një marrëveshje sekrete midis Edi Ramës dhe Lulzim Basha, si ai i 18 maj? Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm të tanishëm shkakton përplasje të ashpra mes shumicës dhe opozita, përplasjet e të cilëve mund të gjenden jashtë kuadrit Parlamentar. I vendos në atë detyrë që nga viti 2012, Adriatik Llalla, duhej ta linte postin më 7 dhjetor. Sipas reformës së drejtësisë të miratuar në Korrik 2016, Prokurori i ri i ri duhet të emërohet nga institucione të reja gjyqësore, të tilla si Këshilli Eprori i Gjyqësorit”, shkruhet në media Franceze.

Por, më ndryshimet kushtetuese kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 7-vjeçar dhe votohet nga kuvendi me 84 vota. Por në kushtet kur ky Këshill nuk është ngritur ende për shkak të mungesës së kandidaturave nga shoqëria civile, mazhoranca i referohet dispozitës kalimtare nr. 109 e cila parashikon zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm.

Por këndvështrimet mes palëve ndahen për një presje. Sipas Oerd Bylykbashit, Neni 109 nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe dhe aktualisht – thotë ai – nuk jemi në këto kushte.

Argumentet ligjore që sjellin përfaqësuesit e mazhorancës me atë të opozitës nuk përputhen në asnjë pikë.

Pavarësisht se të dyja palët kërkuan reflektim, socialistët për ta zgjedhur së bashku prokurorin e përkohshëm dhe opozita që komisioni të mos e ndërmarrë këtë hap, komisoni vetëm me votat e anëtarëve të mazhoracën vendosi që për 5 ditë të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Më pas do të ketë një seancë dëgjimore dhe kandidatët që plotësojnë kriteret t’i çohen parlamentit për votim.

Kryeministri Rama i kërkoi opozitës të ulen në një tryezë për një pakt kombëtar për integrimin, ku pikënisje të jetë zgjedhja me konsensus e prokurorit të përkohshëm, duke nënvizuar se mazhoranca mund ta votojë atë edhe e vetme me shumicë të thjeshtë. Këtë pozicion kryeministri e përforcoi këtë të enjte, duke folur për mediat gjatë vizitës së tij në Bullgari.

Rama thotë se ftesa e tij drejtuar opozitës, përfshirë dhe ajo për prokurorin e përgjithshëm, është në funksion të hapjes së negociatave. TIRANA TODAY

Tags: çështjenlargimiLlallësTahirivarros

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Next Post
Dita e Rinisë, apeli i Berishës: Ngrihuni dhe rrëzoni këtë qeveri!

Dita e Rinisë, apeli i Berishës: Ngrihuni dhe rrëzoni këtë qeveri!

Vjen kandidatura e parë për zëvendësimin e Llallës

Vjen kandidatura e parë për zëvendësimin e Llallës

“Me shpirt nën dhëmbë”, si emigranti ndihmoi shqiptarët

“Me shpirt nën dhëmbë”, si emigranti ndihmoi shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE
Analizë

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

by mirseda
14:49 | 04/11/2025
0

Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar...

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

14:46 | 04/11/2025
Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

14:43 | 04/11/2025
Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

14:38 | 04/11/2025
Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

12:39 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com