Në sallën “Liria” në Qytetin Studenti po zhvillohet një aktivitet në 27 vjetorin e Lëvizjes Studentore.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur para të pranishmëve teksa ka kujtuar studentët që shkruan historinë, ndërsa ka bërë thirrje që sërish të rinjtë të ngrihen dhe ta ndryshojnë gjendjen aktuale në vend.
Madje, Berisha u ka bërë apel të gjithë të rinjve që të ngrihen dhe ta rrëzojnë këtë qeveri, sepse sipas tij, kanë 1001 arsye për ta bërë këtë.
FJALA E BERISHËS:
Është privilegj kremtimi i Ditës se Rinisë që është dita e revolucionit demokratik paqësor, më e rëndësishmja në historinë e lirisë.
8 dhjetori është ditë frymëzimi. Të rinjtë 27 vjet më parë u përballën me diktaturën më mizore dhe shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e Lirisë.
Shqipëria e 90-ës ishte më keq se Koreja e Veriut sot. Ishin vrarë 96 të rinj pse donin të gjenin lirinë.
Mesazhi i madh i 8 dhjetorit është guximi. Fitojnë ata që guxojnë!
Përveç viteve të diktaturës, nuk kemi qenë në gjendjen që jemi sot. Bota na trajton si Kanabistan, narkoshtet. Edi Rama është i implikuar, përderisa është Olsi Rama, Saimir Tahiri.
Zgjidhja është guximi i rinisë.
Ju keni 1001 arsye të ngriheni fuqishëm dhe unë ju kam thënë, jeni më shume se kjo sallë, por vetëm kjo sallë do të mjaftonte për ta hedhur këtë qeveri të drogës në Lanë. Historia e Shqipërisë duhet të jetë përmbysja e narkoshtetit.