Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Raporti i BB-së/Ballkani shumë larg BE-së, 60 vite pas me nivelin e pagave

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria
Raporti i BB-së/Ballkani shumë larg BE-së, 60 vite pas me nivelin e pagave

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojiten madje gjashtë dekada që të arrijnë nivelin e pagave të Bashkimit Evropian (BE), nëse vazhdojnë të zhvillohen me shpejtësinë mesatare të realizuar mes periudhës 1995-2015, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Raporti “Ballkani Perëndimor”: përshpejtimi i motorëve të rritjes dhe përparimit”, i cili u prezantua sot në Vjenë, shqyrton mundësitë e përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe realizimin e shpejtë të përafrimit të nivelit të pagave të vendeve si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina (BeH), Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia me BE-në.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit kanë shënuar avancime në reformat e financave publike dhe ringjalljen e rritjes ekonomike, por qytetarët ndoshta ende nuk kanë ndjerë dobitë nga ky përparim”, ka thënë Linda Van Gelder, drejtore e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Fokusimi në reformat strukturore mund të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe të përmirësojë ekzistencën, ashtu që niveli i të ardhurave të arrijë pagat e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Reformat dhe stabiliteti makroekonomik mund të sjellin rritje vjetore të shkallës mesatare deri në 5 për qind, për t’u mundësuar vendeve të Ballkanit Perëndimor përafrimin me BE-në në vetëm dy dekada, në vend të gjashtë, thuhet në raport.

Ndërsa rritja mesatare vjetore në rajon ishte 5 deri 6 për qind në periudhën para vitit 2008, që ishte më e shpejtë edhe se rritja e BE-së dhe rritja globale, pas krizës financiare globale ajo u përgjysmua – duke stopuar përafrimin e para krizës të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardin jetësor të BE-së dhe duke imponuar gjetjen e modeleve të reja të rritjes, duke u bazuar në rritjen e produktivitetit dhe investimeve, rritjen e eksporteve dhe rol më të madh për sektorin privat-shkruan Anadolu Agency.

“Rritja që përjetuam në rajon në vitet para krizës është dëshmi e potencialit të përgjithshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, tha Harald Ëaiglein, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Ekonomike, Tregjet Financiare dhe Doganat në Ministrinë e Financave të Austrisë, i cili bëri vërejtjet hyrëse në publikimin e raportit të sotëm.

“Tani është vendimtare të konstatohen prioritetet e politikave që mund të rrisin investimet në sektorin privat, të ndihmojnë thellimin e integrimit rajonal dhe të hapin vende pune”, shtoi ai.

Rritja e eksporteve, investimet, punësimi, e gjithë kjo, sipas raportit, janë prioritet për politikëbërësit ekonomikë. “Forcimi i integrimit rajonal mund të ndihmojë në rritjen e eksportit si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) i cili duhet të dyfishohet për të arritur pjesën e eksporteve të PBB-së në ekonomitë e tjera të vogla në tranzicion, të cilat tani janë në BE, si dhe investimet private, në vendet ku sektori publik ende është shtytësi kryesor i ekonomisë, gjithashtu duhet të rritet. Produktiviteti i ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili rritet me ngadalësi, kërkon përmirësimin e mjedisit të biznesit që të mund të tërheqë investimet private dhe të stimulojë rritjen e ndërmarrjeve”, thuhet në deklaratën e Bankës Botërore.

Shkalla e papunësisë në rajon është gati dy herë më e lartë se në vendet e tjera të vogla në tranzicion që tani janë në BE.Kur gjysma e popullsisë në moshë pune kërkon punë, dhe një e katërta e atyre që kërkojnë punë nuk mund të gjejnë, nevoja për rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e punës në rajon mbetet vendimtar. Kjo mund të arrihet duke shmangur dekurajimin për punë dhe njëkohësisht duke hequr pengesat për punësim me të cilat ballafaqohen punëtorët më të vjetër, të rinjtë, gratë dhe pakicat, thuhet mes tjerash në raportin e BB-së.

Tags: Ballkani PerëndimorBanka Botërorebashkimi evropianpagatshifrat

TË LIDHURA

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’
Aktualitet

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

11:03 | 28/01/2026
Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet
Aktualitet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë
Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Next Post
Talenti francez/E nisi karrierën me Zidane dhe përfundoi në dy tentativa vetëvrasjeje

Talenti francez/E nisi karrierën me Zidane dhe përfundoi në dy tentativa vetëvrasjeje

Tiranë/Personat me aftësi ndryshe; Arabia Saudite, konkurs për kërkimin shkencor

Tiranë/Personat me aftësi ndryshe; Arabia Saudite, konkurs për kërkimin shkencor

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Dhjetor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Dhjetor?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’
Aktualitet

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

by mirseda
11:03 | 28/01/2026
0

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, i cili akuzohet për trafik droge. Ndërkohë, për shkak të...

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Duan të kalojë afati 3 mujor” ,Shoqëria Civile mesazhe të forta nga protesta

10:29 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

10:23 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com