Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur Ahmet Zogu ëndërronte se ishte akoma mbret

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Ahmet Zogu ëndërronte se ishte akoma mbret

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të enjten e 20 korrikut 1939, në faqen n°1 dhe 7, një shkrim – intervistë, të çiftit mbretëror shqiptar, të sapo mbërritur asokohe në kryeqytetin suedez, Stokholm. Gazetarët kanë bërë pyetje pa fund. Fillimisht është përgjigjur mbreti Zog, ndërsa më pas, Mbretëresha Geraldinë e ka marrë situatën nën kontroll, ndoshta duke vënë re lodhjen e bashkëshortit të saj.

Çfarë është biseduar më konkretisht gjatë kësaj interviste ? Si ka reaguar çifti mbretëror ndaj pyetjeve të gazetarëve të huaj ?

(Nga korrespondenti ynë i veçantë në Stokholm, 19 korrik, nëpërmjet telefonit)

…Larisa, Selanik, Stamboll, Bukuresht, Varshavë, Gdynia, Riga.

Valixhet e blinduara, të mbuluara me etiketa me ngjyra të shkruara në të gjitha gjuhët e Evropës Lindore, janë grumbulluar në sallën e këtij hoteli të madh të Stokholmit.

Këto valixhe përmbajnë një kurorë mbretërore dhe të gjithë pasurinë e një burri pa atdhe.

Janë gjithçka që ka mbetur nga pasuria e atij që ishte Zogu I, mbret i Shqipërisë, i cili sapo ka mbërritur në kryeqytetin suedez. Ai është në fazën e parafundit të eksodit të tij. Së shpejti sovrani i rënë dhe suita e tij, pas një qëndrimi të shkurtër në Versajë, do të mbërrijnë në fund të udhëtimit të tyre, në Londër.

Që nga hyrja e trupave italiane në Tiranë, ish-mbreti nuk mund të ndalohej kudo. Që nga fillimi i prillit, ai ka udhëtuar nëpër Evropë në kërkim të një vendi që i përshtatet dhe e pranon.

Mbretëresha e ndjek mbretin kudo. Që nga shërimi i mrekullueshëm i saj, pasi djali i saj – i lindur gjatë një dite fatale – nuk e shqetëson më, Mbretëresha Geraldine u ofron të gjithëve një fytyrë të qeshur. Në fakt, ajo hyri në Stokholm, me buzëqeshjen e saj, e shoqëruar nga këshilltarët dhe shërbëtorët e oborrit mbretëror. Kjo buzëqeshje e rëndë nuk do t’i hiqet më.

Nga hoteli i madh ku është vendosur oborri mbretëror i Shqipërisë, shihet, nën reflektimin e ujërave të qeta të Malarit, pallati mbretëror i Gustavit të V.

Këtu çdo gjë është e qetë, dritë paqësore.

Mbreti Zog i vështron me melankoli këto gjëra. Ai nuk do të gjejë këtu oazën në të cilën ai dëshiron që prej 7 prillit. Atij iu deshtë të anashkalojë, nëpërmjet Greqisë, Turqisë, Rumanisë, Polonisë, vendeve të aksit Romë-Berlin, në cilat ka vetëm armiq.

Nesër, do të gjendet në Londër. Në perspektivë, keqardhje të reja, shqetësime të reja.

Gazetarët ndjekin hapat e tij, e ngacmojnë atë, i bëjnë pyetje pafund :

– Unë jam ende një fuqi politike, u përgjigj mbreti ëndërrimtar i mëparshëm.

Dhe ai shton :

– Asnjë popull, në këtë moment, sado i vogël, nuk mund të heqë dorë nga liria. Ashtu si të gjithë shqiptarët, unë mundohem, pa humbur kohë e pa pushuar, që ti risjell Shqipërisë pavarësinë e saj.

Përballë muzgut të pafund suedez, ish-sundimtari mysliman humbet përsëri në mendimet e tij.

Por mbretëresha Geraldinë endet përreth, e sigurt dhe pothuajse e gëzuar.

Kjo grua, 23 vjeçare, është veshur e gjitha me të bardha, me një xhevahir të vetëm, të fiksuar në bluzën e saj, një klip me diamante. Ajo shprehet me një theks të fortë amerikan, e kënaqur për përfundimin e këtij migrimi të gjatë « rreth boshtit » :

– Ne do të zhvendosemi në Angli, por së pari do të shkojmë të jetojmë në vendin e ëmbël të Francës, pranë Versajës, ku tashmë jetojnë aty kunatat e mia.

– Në Francë, ne do të mund të jetojmë të lumtur dhe në paqe, vend ku jam rritur, gjithashtu dhe për faktin se bashkëshorti im flet në mënyrë të përsosur gjuhën frënge, më pas do të shkojmë në Angli.

Por Mbretëresha reagon menjëherë :

– Sigurisht, ne shpresojmë të mos qëndrojmë shumë gjatë. Shpresojmë të kthehemi së shpejti në Shqipëri. Burri im po punon për të rivendosur pavarësinë në Shqipëri. Ai do të kthehet dhe do të kurorëzohet atje.

Këto fjalë janë thënë me emocion. Por dashamirësia e Geraldinës e detyron atë të bëjë një intervistë më të gjatë dhe ajo u shkon gjërave deri në fund.

– Më ka pëlqyer gjithmonë të udhëtoj, tha ajo, por nuk e kisha menduar se herën e parë që unë do të shoh Anglinë, të realizohej në kushte të tilla.

– Kur u largova nga pallati mbretëror i Tiranës, më duhej të braktisja gjithçka. Unë nuk isha akoma në gjendje të grumbulloj bizhuteritë e mia dhe mora vetëm dy ose tre gjëra që ishin veçanërisht të vlefshme për mua : dhuratat e burrit tim.

– Isha shumë e sëmurë gjatë gjithë rrugës dhe më duhej të qëndroja mbi një barelë. Pyesja veten se çfarë do të ndodhte. Foshnja ishte duke bërtitur (qarë) gjatë gjithë kohës, gjendja e tij dobësohej. Sëmundja po përparonte. Në një moment patëm frikë se e humbëm. Por ai u bë më mirë sa ndaluam udhëtimin tonë.

– Tashmë, mjekët suedezë thonë se djali është në gjendje të mrekullueshme. Ai shtoi peshë (u shëndosh) dhe nuk ulëret (qan) më.

Emri i Hollivudit, në mënyrë të pashmangshme, trajtohet para ish-sovranes :

– Jo, tha ajo, as që bëhet fjalë të shkojmë në Hollywood. Unë nuk e kam fare ndërmend të xhiroj një film dhe po ashtu burri im nuk ka ndërmend të shkruajë një libër.

– Mijëra shqiptarë besnikë ende shpresojnë se së shpejti do të kthehemi në fronin e Shqipërisë. Për ta, ne e kemi për detyrë të udhëheqim një ekzistencë (jetë) shembullore.

Marrë nga: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-intervista-e-rralle-me-mbretin-zog-dhe-mbretereshen-geraldine-ne-stokholm/

Tags: Ahmet ZoguakomaëndërronteIshtembretShqipërisë

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Azerët humbin Agollin në prag të sfidës me Romën

Azerët humbin Agollin në prag të sfidës me Romën

Ana errët e SHBA-ve; Gruaja në luftë për jetën, shqiptari drejt deportimit (Foto+Video)

Ana errët e SHBA-ve; Gruaja në luftë për jetën, shqiptari drejt deportimit (Foto+Video)

Telenovela e Trump: Edhe ashtu edhe kështu

Telenovela e Trump: Edhe ashtu edhe kështu

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com