Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qytete të vendit. Por kjo situatë, duke që është kthyer në një garë mes politikës shqiptare se kush do të shkojë më parë për të takuar njerëzit e përmbytur.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nën shoqërinë e kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, kanë takuar banorë të cilët janë prekur nga vërshimi i ujërave. Në foton e publikuar duket qartë se në Kamëz situata është e rëndë, ndërsa spektakli i politikanëve nuk ka munguar në asnjë moment.Basha dhe Mziu rrinë në çadër, ndërsa dy fëmijë të moshave të vogla rrinë pa çadra në mes të rrugës. Dy fëmijë të mitur, një vajzë rreth 10 vjeçe dhe një djalë ndoshta 5 vjeç, shohin me drojë kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun, dhe kreun e PD, Lulzim Bashën.
Dy politikanët janë nën çadër, madje duket qartazi që Basha sapo ka zbritur nga makina e tij, sepse dhe këpucët i shkëlqejnë nga pastërtia, ndërsa dy fëmijët e strukur pas murit dhe nën shi shohin me habi-shkruan Shqiptarja.com.