Ura prej hekuri në Delvinë është dorëzuar këtë pasdite para prurjeve të lumenjëve.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe situata e paprecedentë ka lënë të izoluar rreth 350 familje në fshatin Vanë, pasi ura që ishte e vendosur mbi lum është rrëzuar dhe për pasojë banorët e zonës kanë ngelur në izolim të plotë.
Banorët tashmë nuk kanë asnjë mundësi komunikimi për të dalë jashtë fshatit. Ata i bëjnë apel shtetit që t’ju vijë në ndihmë, pasi situata është e rëndë dhe tepër shqetësuese.