Barcelona ditën e sotme feston 118 vjetorin e themelimit të klubit. Një histori e mbushur me shumë suksese, trofe dhe emra lojtarësh të kalibrit botëror. Katalanasit në historinë e tyre janë shpallua 24 herë kampionë në LaLiga dhe 29 herë kanë ngritur në qellë trofeun e Kupës së Mbretit. Ndërsa në arenën ndërkombëtare kanë triumfuar 5 herë në Champions league dhe po aq herë në Superkupën e Europës. Po ashtu kanë fituar edhe tre herë Botërorin e klubeve.Duke filluar nga legjenda e klubit Johan Cruyff, që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm tek Barcelona si lojtarë dhe si trajnerë, aty kanë luajtur edhe lojtarë të tjerë që për kohën kanë qenë më të mirët në qarkullim. Në kohët e sotme figurën e Cruyff po e zëvendëson ylli argjentinas Lionel Messi, i cili për një pjesë të madhe të futbolldashësve, cilësohet si lojtari më i mirë dhe më i kompletuar i të gjitha kohërave. Kjo pasi ai po luan në një futboll modern dhe aftësitë e tij me topin janë të jashtëzakonshme.
Te Barcelona kanë luajtur edhe lojtarë si Luis Figo, Rivaldo, Ronaldinho, Ladislao Kubala, Xavi, Andres Iniesta, Dani Alves, Carles Puyol, Samuel Eto’o, Ronaldo Luiz Nazario, Hristo Stoichkov, Josep Guardiola e Ronald Koeman. Është mjaft e vështirë të ndërtosh një formacion me më të mirët e Barcelonës në 118 vite, dukeparë emrat që kanë luajtur aty. Bleacher Report Football në nderë të 118 vjetorit të krijimit të klubit ka zgjedhur formacionin më të mirë në historinë e klubit katalanas.