50-vjeçari shqiptar, Daniel Paskali është gjetur pa jetë në banesën e tij në Cornuda të Trevisos, Itali.
Megjithatë, mediet italiane raportojnë se vdekja e tij është mjaft e dyshimtë.
Kjo pasi shqiptari kishte denoncuar para 10 ditësh në polici zhdukjen e të dashurës së tij ukrainase.
Konkretisht, më 17 nëntor, Paskali kishte denoncuar zhdukjen pa lënë gjurmë të së dashurës me të cilën bashkëjetonte, 43 vjeçaren me origjinë nga Ukraina Sofiya Melnyk.
Dyshohet se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa makina e gruas së zhdukur u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’.
Megjithatë, nuk ka ende asnjë gjurmë të gruas, por karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos, ku kanë ngritur edhe një helikopter.
Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.