Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dita e Pavarësisë, Tirana ngre Flamurin Kombëtar në Sheshin Skënderbej

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Dita e Pavarësisë, Tirana ngre Flamurin Kombëtar në Sheshin Skënderbej

Tirana festoi sot 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, datë kur Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë nga të gjitha viset shqiptare, ngritën flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Në sheshin e ri “Skënderbej”, i shtruar e rrethuar simbolikisht me gurë dhe pemë nga të gjitha trevat shqiptare, nën tingujt e Himnit Kombëtar të ekzekutuar për herë të parë nga rreth 60 kitaristë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, deputetë, ministra, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar.   

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo është padyshim dita më e bukur për të gjithë shqiptarët:

“Kjo është padyshim dita më e bukur për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Është një ditë e shenjtë për të gjithë ne, një moment për të kujtuar sesa shumë rrugë kemi bërë që nga ajo ditë e largët 105 vjet më parë, kur baballarët e kombit shpallën Pavarësinë e Shqipërisë tonë. 28 nëntori 1912 ishte kurorëzimi i një lufte dhe i një përpjekje të gjatë për të themeluar shtetin tonë shqiptar. Por në fakt nuk ishte fundi i rrugës. Baballarët e kombit që ngritën atë ditë flamurin në Vlorë, patriotët që ngritën flamurin e Shqipërisë në të gjithë qytetet kryesore e dinin këtë shumë mirë. 28 Nëntori ishte vetëm fillimi i një sfide akoma të vështirë për ta marrë atë vend të shkatërruar nga lufta, pushtimet e për të ndërtuar një shtet modern europian”, tha ai.

Veliaj theksoi se ditë të tilla kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë duhet t’i shërbejnë brezit të sotëm për të kuptuar se guximi dhe sakrifica e të parëve tanë ishte për një Shqipëri më të mirë dhe një të ardhme të sigurt. “Unë besoj që 28 Nëntori është një ditë për të kujtuar dhe respektuar të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e që bënë pjesën e tyre për ta çuar përpara projektin Shqipëria. Por jam i sigurt që nëse do të kishim sot mundësinë të pyesnim cilindo nga ato burra e gra që patën fatin të bëhen pjesë e asaj dite, mesazhi që do të na jepnin është që 28 Nëntori është mbi të gjitha një ditë për të parë përpara, për të qenë të bashkuar dhe për të punuar fort drejt të ardhmes teksa ëndërrojmë dhe planifikojmë 105 vitet e tjera të shtetit tonë”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ndaj, theksoi ai, mesazhi që na përcjell kjo ditë është se çdo brez, në çdo kohë, duhet të japë kontributin e tij për projektin e Shqipërisë. “Shqipëria nuk është vetëm atdheu, nuk është vetëm shteti ynë. Shqipëria është projekti ynë i përbashkët. Dhe besoj se ky është mesazhi  më i rëndësishëm i kësaj dite. Shqipëria është projekti i përbashkët për çdo brez për të bërë pjesën e vet, detyrën e vet, misionin e vet dhe për ta çuar vendin më përpara. Ju besoj e dini dhe historinë e sheshit “Skënderbej”. E dini që ky shesh ka qenë projekti më jetëgjatë infrastrukturor i shqiptarëve, që filloi në vitin 1913 dhe mbaroi vetëm pak muaj më parë në 2017, 104 vjet punë.  Është një projekt që në shumë forma në fakt na kujton edhe historinë e Shqipërisë, mënyrën sesi një brez një shekull më parë i dha jetë një projekti, i cili më pas u trashëgua brez pas brezi, deri sa u kurorëzua më në fund me sukses në 2017 për t’u kthyer në kilometrin 0 të gjithë shqiptarëve, në një hapësirë që në mënyrë simbolike përfaqëson unitetin tonë si komb, por edhe rrugën e gjatë për të arritur ambiciet tona”.

Gjithashtu, ai shtoi se, ndërsa të parët tanë, ata që punuan dhe luftuan për ngritjen e flamurit apo edhe për çlirimin e vendit nga të gjithë pushtuesit, sakrifikuan deri edhe jetën e tyre, për ekzistencën e Shqipërisë, brezit të sotëm i lind detyrimi për ndërtimin dhe prosperitetin e saj.

“Kur mendojmë sot për të ardhmen, na duhet ta kuptojmë që jemi ne, të gjithë ne që jemi këtu e ata që na ndjekin, njerëz të thjeshtë të këtij vendi që do ta ndërtojmë  së bashku projektin Shqipëria. Siç e kemi treguar këtu në Tiranë me ato dhjetëra e dhjetëra projekte ku biznese, komunitete fetare, organizata të shoqërisë civile, fëmijë, të rinj, burra e gra e të moshuar kanë kontribuar secili brenda mundësive të tij apo të saj, për ta bërë qytetin pak më të mirë sot seç ishte dje e pak më të mirë nesër se ç’ishte sot. Falë Zotit ne jetojmë në një kohë krejt të ndryshme nga ajo e 1912, kur nuk na duhet të përballemi me sfida e vështirësi të nivelit të atyre që u përballën ata burra e gra 105 vjet më parë. Por kjo nuk e bën punën që na pret, për të hedhur hapin tjetër në projektin e ndërtimit të Shqipërisë, më pak të rëndësishme”.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festive të cilat kanë nisur që gjatë mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllen në mbrëmje me operan “Skenderbeu” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Tags: Dita e pavaresiseflamurinngresheshi SkenderbejTirana

TË LIDHURA

Pas pjeshkëve dhe domateve, Sllovenia bllokon specat e kuq nga Shqipëria, janë plot me pesticide
Aktualitet

Pas pjeshkëve dhe domateve, Sllovenia bllokon specat e kuq nga Shqipëria, janë plot me pesticide

19:57 | 05/09/2025
Kod i ri etik për mësuesit/ Që nga veshja deri te rrjetet sociale, ndryshojnë rregullat në arsim
Aktualitet

Kod i ri etik për mësuesit/ Që nga veshja deri te rrjetet sociale, ndryshojnë rregullat në arsim

16:25 | 05/09/2025
Po ndërtonin pa leje dy objekte në bregdetin e Ksamilit, arrestohen 4 punëtorët, në kërkim pronari
Aktualitet

Po ndërtonin pa leje dy objekte në bregdetin e Ksamilit, arrestohen 4 punëtorët, në kërkim pronari

16:13 | 05/09/2025
Next Post
Rritet prodhimi i ullirit në 2016, prodhohen 40 mijë ton agrume në një vit

Rritet prodhimi i ullirit në 2016, prodhohen 40 mijë ton agrume në një vit

Mbrojti mbesën, elektricisti shqiptar u ekzekutua nga babai me dy djemtë e tij bashkatdhetar

Sulmohet me thikë kryebashkiaku gjerman

Sulmohet me thikë kryebashkiaku gjerman

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun
Bota

Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun

by mirseda
20:33 | 05/09/2025
0

Kabineti i qeverisë libaneze që u mblodh sot mirëpriti planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun dhe...

Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 | 05/09/2025
Filmi shqip u ndalua, Milatoviç kërkon rishfaqje dhe ndjekje penale për autorët

Filmi shqip u ndalua, Milatoviç kërkon rishfaqje dhe ndjekje penale për autorët

20:01 | 05/09/2025
Pas pjeshkëve dhe domateve, Sllovenia bllokon specat e kuq nga Shqipëria, janë plot me pesticide

Pas pjeshkëve dhe domateve, Sllovenia bllokon specat e kuq nga Shqipëria, janë plot me pesticide

19:57 | 05/09/2025
Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët italianë miratojnë masa të rrepta ndaj qendrave në Shqipëri

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët italianë miratojnë masa të rrepta ndaj qendrave në Shqipëri

19:40 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com