Një kryebashkiak në Gjermaninë Lindore është sulmuar me thikë. Konkretisht, kryebashkiaku konservator i Altena, Andreas Hollstein, u ther në qafë teksa ishte në një dyqan dhe më pas u dërgua në spital.
Dyshohet se sulmi ndaj kryebashkiakut gjerman ka ndodhur për shkak të politikave të tij liberale të emigracionit, ku në qytetin ku ai drejton janë pranuar më shumë emigrantë se kuotat e lejuara.
“Autoritetet e sigurisë besojnë se ka pasur një motiv politik”, tha kryeministri i Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet.
Dëshmitarët e cituar nga mediet gjermane thanë se sulmuesi, i cili ndodhet në paraburgim, ka kritikuar politikën e azilit të kryebashkiakut gjatë sulmit të së hënës.
Merkel e dënoi sulmin e saj me anë të një postimi në Twitter: “Jam e zemëruar për shkak të sulmit me thikë ndaj kryebashkiakut Andreas Hollstein, por njëkohësisht e çliruar që ai është bashkuar me familjen e tij, falë edhe atyre që e ndihmuan”.
Edhe një burrë që ndërhyri për ta ndihmuar Hollstein, u plagos lehtë. Tirana Today